Agjencia turistike fantazmë, në kurth 4 nigerianë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Kishte krijuar në faqe interneti, ku ishin pasqyruar të gjitha pikat turistike të Shqipërisë. Përmes ofertave shumë ekonomike reklamonte agjencinë e tij fantazmë të turizimit dhe komunikonte me klinetet e tij në internet.
Pasi ka ju ka mbushur mendjen katër turistëve nga Nigeria të vizitonin vendin tonë ju ka marrë dhe rreth 800 euro parapagim për prenotimet. Pak këtij momenti ka shkëputur çdo lloj kontakti me ta. Më pas një, prej “turistëve” të mashtruar ka denoncuar rastin në policinë e kryeqytetit, e cila më pas ka zbardhur të gjithë skemën e mashtrimit dhe ka vënë në pranga autorin.
Mashtrimi
Fieraku 28-vjeçar ka krijuar agjencinë turistike fantazmë, të cilën e ka quajtur “Edial Tour” sh.p.k. Pronari i agjencisë ka komunikuar në internet me turistët dhe ju ka marrë 780 euro, të cilat nigerianët i kanë transferuar në Shqipëri më një agjenci transferte parash. Në datën që duhet të udhëtonin drejt vendit tonë nuk kanë mundur të komunikojnë me pronarin e agjencisë turistike. Të detyruar nga mashtrimi, katër nigerianët kanë denoncuar në polici mashtruesin.
Hetimet
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se menjëherë pas denoncimit kanë nisur hetimet dhe kanë zbuluar se 28-vjeçari nga Fieri ka mashtruar përmes faqes së internetit, katër nigerianët. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se është identifikuar dhe arrestuar, Edmir Rustem Cjapi, 28 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Burimet zyrtare të policisë pohojnë se adresa e publikuar në faqen e internetit ishtë rruga “Mihal Grameno” Tiranë dhe numrat e kontaktit nuk janë të sakta. Sipas të njëjtave burime mësohet se 28–vjeçari, Edmir Cjapi, këtë mashtrim e ka realizuar përmes dërgimit online dhe e-mail, në adresat e 4 shtetasve më kombësi e shtetasi nigeriane, duke i ftuar ata, për turistë në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008