E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrë e grua vdesin nga korenti në burgun e Peqinit

Autori i Lajmit: red.
Kanë humbur jetën nga korenti në qelitë e burgut të Peqinit një burrë dhe një grua. Çifti janë takuar në dhomën e takimeve speciale. Pak minuta pasi bashkëshortja e të dënuarit ka hyrë në ambientet e burgut, burime nga ky institucion njoftuan për dy të vdekur nga korrenti. Menjëherë pas ngjajres është ngritur pista e parë e hetimit, e cila dyshohet të jetë një vetëvrasje. I dënuari me 22 vjet burg, Mynyr Muça dhe e shoqja e tij kanë qenë në dhomën e takimeve speciale, kur janë zënë nga korrenti duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme. Sipas burimeve ngjarja e pasdites mund të ketë qenë një vetëvrasje. Burime nga burgjet bënë të ditur se dyshohet që ngjarja e pasdites në burgun e Peqinit të ketë ndodhur për motive vetëvrasjeje. Sipas burimeve nuk ka asnjë mundësi që vdekja e çiftit në burgun e Peqinit të ketë qenë aksidentale. Dhomat e takimeve sekrete janë në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim në mure apo në fijet e korentit, prandaj dhe dyshimet e para janë për një vetëvrasje të çiftit. Të dy trupat e viktimave janë gjetur nga gardianët krejt të zhveshur dhe të pajetë. Lajmi per vdekjen e çiftit është bërë i ditur nga burime të burgut të Peqinit, ndërkohë që mësohet se në vendin e ngjarjes është duke mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra. Policia dhe krerët e burgjeve, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për të zbardhur gjithçka që ka ndodhur në orët e pasdites në burgun e Peqinit. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, por dyshimet e para janë për ndonjë tentativë të mundshme për arratisje ose për vetëvrasje. Megjithatë burime nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se gjithçka është nën hetim dhe ende nuk dihen motivet e sakta të vdekjes së çiftit.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›