E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal në Universitetin e Vlorës, diplomat e reja me emër të ndryshuar

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Vazhdojnë skandalet në Universitetin e Vlorës. Këtë herë drejtuesit e këtij instutucioni kanë pajisur studentët e rinj me diploma ku është hequr emri “Ismail Qemali. Skandali i universitetit të Vlorës u zbulua pasi një studente ka demonstruar diplomën e saj ku nuk ishte shënuar emri zyrtar që mbante prej vitesh universiteti. Po ashtu mungonte dhe logoja e mëparshme që paraqitej në çdo dokument zyrtar që lëshohej nga Universiteti i Vlorës. Ndërkohë që vendimi për heqjen e emrit të themeluesit të shtetit shqiptar është marrë vetëm disa ditë pas shpërndarjes së këtyre diplomave. Sipas të dhënave janë rreth 220 diploma të cilat u janë dorëzuar studentëve me datë 25 korrik nga Rektorati i këtij Universiteti. Duket se rektori i universitetit të qytetit të Vlorës e ka bërë fakt të kryer heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga universiteti para se të merrej vendimi nga votimi i Senatit. Nga verfikimet e bëra në diplomat e dhëna në datë 25 korrik emri i Ismail Qemalit nuk figuron në asnjë cep të saj. “Senati nuk ka të drejtë të ndërrojë emrin e universitetit por vetëm propozon diçka të tillë. Emri i universiteteve ndryshohet vetëm nga qeveria, me vendim të Këshillit të Ministrave,” shprehen burime. Ndërkohë që deklarimi i rektorit Tanush Shaska erdhi vetëm 4 ditë pasi ishin firmosur 220 diplomat e reja në mbyllje të vitit akademik 2008-2009. Këto të fundit me emërtimin e ri “Universiteti i Vlorës”. Madje sipas të dhënave diplomat e reja janë firmosur dy ditë para se Senati të merrte vendimin përfundimtar nëpërmjet votimit unanim për ndryshimin e emrit nga Universiteti “Ismail Qemali” në Universiteti i Vlorës.

Berisha: “Universitetit të Vlorës s’do ti hiqet emri “Ismail Qemali”
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje gjatë një takimi në Durrës se qeveria e tij nuk do të marrë vendim për ndryshimin e emrit që mban univeristeti i Vlorës, "Ismail Qemali". Megjithëse sipas kryeminsitrit Berisha kjo çështje po vazhdon të debatohet ai ka lënë të kuptohet se Universiteti i Vlorës do të vazhdojë të mbajë emrin e njeriut që formoi qeverinë e parë shqiptare “Ismail Qemalit. “Debate mund të ketë, por Këshilli i Ministrave nuk do të shqyrtojë një çështje të tillë. Nëse ka një person, emri i të cilit do t i bënte nder një universiteti, ai është Ismail Qemali, themelues i shtetit shqiptar,” tha Berisha. Vendimi i senatit të universitetit të Vlorës për heqjen e emrit të Ismali Qemalit ka shkaktuar reagimin e fortë të qarqeve politike dhe akademike në vend që e cilësojnë turp e për më tepër një kundërshtim me rregulloren. Sipas rregullores për emërtimin e universitetve në vend, atributi për emërtim apo ndryshimin e tyre e ka vetëm Këshilli i Ministrave. Katër ditë më parë me një votim 8 vota pro dhe 6 kundër, senati i Universitetit të Vlorës vendosi që të heqë emrin e Ismali Qemalit nga ky institucion arsimor me pretendimin se njeriu që formoi shtetin e parë shqiptar nuk ka kontribute në arsim.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›