E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, Topi dekreton 13 lëvizje

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Vijon reforma në Prokurori. Kreu i shtetit kthen në dekrete propozimet e Kryeprokurores Ina Rama. Burime zyrtare nga Presidenca bëjnë të ditur se dje janë dekretuar 13 lëvizje në organin e akuzës. Sipas të njëjtave burime mësohet se të gjithë lëvizjet në prokurori ishin të propozuara nga Kryeprokurorja.
Dekretet
Presidenti Bamir Topi dekretoi dhe transferimin e 13 prokurorëve të tjerë të propozuar nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
Presidenca njofton se Petrit Qerimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë. Fahri Danaj, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë. Sipas të njëjtave burime, Stiliano Bandilli, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Deniona Katro, oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Gjithashtu, Vladimir Mara oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Besnik Muçi, ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, emërohet prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë. Bledar Maksuti, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Belina Zeneli ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër. Abaz Muça, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Hysni Vata ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë. Platin Aliçka, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Rozeta Qirjazi, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Apelit Korçë.
Lëvizjet
Në fillim të këtij viti kreu i shtetit firmosi një dekret sipas të cilit u kryen 18 lëvizje në organin e akuzës. Propozimet për transferime ishin bërë nga kryeprokurorja Ina Rama. Në riformatimin e prokurorisë është prekur pak kohë më parë dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili u detyrua të lërë zyrën, por pa argumentuar largimin e tij.

DEKRET PËR TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 149 pika 3 të Kushtetutës dhe të nenit 8, pika 2, gërma “b”, të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

1. Petrit QERIMI, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, të transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë.
2. Fahri DANAJ, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Renda Tiranë.
3. Stiliano BANDILLI, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë.
4. Sokol NISHANI, oficer i policisë gjyqësore Durrës, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
5. Deniona KATRO, oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
6. Vladimir MARA, oficer i policisë gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
7. Besnik MUÇI, ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, emërohet prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.
8. Bledar MAKSUTI, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
9. Belina ZENELI, ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.
10. Abaz MUÇA, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.
11 Hysni VATA, ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.
12. Platin ALIÇKA, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
13. Rozeta QIRJAZI, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Apelit Korçë.

Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›