E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantët, ja ku të ankoheni për gabimet e pikëve

Autori i Lajmit: red.
Pas shpalljes së rezultateve të provimeve me zgjedhje maturantët do të mund të llogarisin pikët e marra. Burime nga MASH konfirmojnë se lista e fituesve do të dali në shtator. Ndërkohë specialistët e arsimit kanë nisur përgatitjen e Librit të Transparencës. Ky i fundit do të përmbajë të gjitha të dhënat e Maturës Shtetërore 2008, ku pikët për në universitet do të llogariten nga vetë specialistët e MASH. Libri do t ju vijë në ndihmë maturantëve që në rast se kanë bërë gabime në llogaritjen e pikëve ta rishikojnë rezultatin në librin e transparencës. Ky i fundit do të shpërndahet në shkolla nga mesi i muajit gusht. Në rast të konstatimit të gabimeve në llogaritjen e pikëve maturantët kanë mundësi të ankohen për 10 ditë duke nisur që nga data e shpërndarjes së librit të transparencës në shkolla.
Ankesat
Burime nga MASH sqarojnë se rruga zyrtare e kontestimit kalon nga shkolla, në DAR / ZA dhe vjen zyrtarisht në APRIAL. Kjo për arsye se janë këto institucione arsimore kompetente për kontrollin dhe konfirmimin e ndryshimit të një të dhëne të secilit nxënës të rrethit të tyre. Pasi të merren kontestimet dhe të realizohen ndryshimet e argumentuara zyrtarisht, në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, parashikohet të bëhet përcaktimi i fituesve të fazës së parë. Edhe këto lista do të publikohen nëpër shkolla, nëpërmjet DAR/ZA. Njëkohësisht listat e fituesve të fazës së parë do t i jepen edhe të gjithë IAL-të.
Libri i Transparencës
Tashmë APRIAL ka bazën e të dhënave me të gjithë elementët e duhur për secilin kandidat maturant: rezultatet e provimeve D1, D2, Z1, Z2; notën mesatare të marrë nga Formulari A2 si dhe preferencat e përcaktuara nga vetë kandidati. Me këto të dhëna do të fillojë llogaritja e pikëve për secilën preferencë, të çdonjërit prej kandidatëve maturantë. Me përfundimin e këtij procesi do të botohet Libri i Transparencës, që parashikohet të dalë nga mesi i muajit Gusht. “Duke qenë që i gjithë procesi është tërësisht transparent, sikurse është vepruar për rezultatet e të katër provimeve edhe libri i transparencës do të vihet në dispozicion të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore të rretheve, për t u publikuar në shkolla. Në Librin e Transparencës, secili nxënës ka mundësi të verifikojë të gjitha të dhënat e tij dhe të kontestojë pasaktësitë e mundshme,” sqarojnë burime nga MASH.
Regjistrimi
Sikurse është theksuar dhe në fletëpalosjen, që j u është shpërndarë maturantëve ditën e provimeve me zgjedhje, për secilin fitues është e detyrueshme të regjistrohet në programin e studimit ku është shpallur fitues në fazën e parë. Kjo për arsye të verifikimit të kandidatëve që do të largohen jashtë vendit për studime, që merret nga mosregjistrimi i tyre në programet e studimit ku ata janë shpallur fitues. Pasi këta kandidatë që nuk janë rregjistruar “hiqen” nga baza e të dhënave, ribëhet përcaktimi i fituesve në fazën e dytë. Listat e fituesve u dërgohen fakulteteve dhe realizohet rregjistrimi përfundimtar. Për të gjithë këtë proces, do të jepen udhëzimet përkatëse nga MASH.
Respektimi i afatit
Specialistët theksojnë se është shumë i rëndësishëm fakti i respektimit të afateve të përcaktuara nga MASH, pasi mund të sjellë humbjen e të drejtës së studimit. Për çdo sqarim apo kërkesë, kandidatët maturantë duhet të drejtohen në shkollë, DAR/ZA. Njëkohësisht mund të drejtojnë pyetjet e tyre në adresën e e-mail aprial2008@yahoo.com.”

Ankesat e maturantëve

Rruga zyrtare e ankesave kalon nga gjimnazi, në DAR / ZA dhe vjen zyrtarisht në APRIAL. Kjo për arsye se janë këto institucione arsimore kompetente për kontrollin dhe konfirmimin e ndryshimit të një të dhëne të secilit nxënës të rrethit të tyre. Pasi të merren kontestimet dhe të realizohen ndryshimet e argumentuara zyrtarisht, në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, parashikohet të bëhet përcaktimi i fituesve të fazës së parë. Edhe këto lista do të publikohen nëpër shkolla, nëpërmjet DAR/ZA. Njëkohësisht listat e fituesve të fazës së parë do t i jepen edhe të gjithë IAL-të.

Fituesit në shtator
Listat e maturantëve fitues për në universitetet publike, do të shpallen brenda dhjetëditeshit të parë të muajit shtator. Gjatë mesit të muajit gusht do të përfundojë dhe llogaritja e pikëve të maturantëve, një llogaritje që do të bëhet këtë vit nga Agjencia Kombëtare e Pranimeve në institucionet e arsimit të lartë. Drejtori i APRIAL, Frederik Shalësi, shpjegon ndërkohë dhe procedurat që duhet të ndjekin maturantët, që kanë pakënaqësi ndaj përllogaritjes së pikëve. Vetëm dy ditë më parë u bënë publike në të gjitha shkollat e Shqipërisë, rezultatet e provimeve të fundit të Maturës Shtetërore, atyre me zgjedhje.

Libri i Transparencës
Libri i Transparencës përmban pikët e fituara nga çdo maturant, për secilën nga kërkesat që ata kanë bërë për të vazhduar Arsimin e Lartë. Kjo është një bazë të dhënash shumë të rëndësishme për kandidatët e përgatitur nga Qendra e Përpunimit të Informacionit pranë MASH dhe AVA. Vëllimi i parë i Librit të Transparencës nuk përmban listat për pranimet në fakultete, që do të jenë objekti i Librit të Transparencës nr.2. Por në këtë vëllim, për secilin nga maturantët, kandidatë për Arsimin e Lartë, janë paraqitur pikët e fituara për çdo program studimi (degë), të llogaritura sipas rezultateve të të katër provimeve të maturës dhe të mesatares së shkollës së mesme, shumëzuar me koeficientët e pranimit sipas fakultetit për secilën kërkesë nga 10 të mundshme. Pra,secili kandidat mund të shikojë pikët, të bëjë llogaritjen vetë dhe, nëse ka ndonjë pretendim që pikët nuk janë llogaritur drejt apo ndonjë prej informacioneve nuk është i saktë, të mund të bëjë kërkesën për rishikim në shkollën e mesme. Libri i Transparencës, përveç mundësisë që çdo kandidat të njihet me pikët e fituara në të gjitha degët ku ka aplikuar dhe mundësisë që t i llogarisë vetë ato për të parë nëse janë të sakta, jep mundësi që çdo kandidat do të mund të shikojë edhe të dhënat e shokëve të shkollës së mesme dhe të të gjithë maturantëve nga e gjithë Shqipëria, në mënyrë që transparenca, korrektesa dhe besimi te kjo procedurë që po ndiqet, të jetë absolute. Këto libra do të shpërndahen rreth datës 15 gusht në të gjitha shkollat e mesme dhe kandidatët për Arsimin e Lartë do të kenë afat deri në 3 shtator për të dorëzuar pranë këtyre shkollave kërkesat e tyre dhe të marrin përgjigje brenda datës 17 shtator. Pas kësaj date, në çdo degë/program studimi të fakulteteve publike do të shpallen listat e pranimit dhe ky do të jetë objekt i Librit të Transparencës nr. 2, i cili përveç Institucioneve të Arsimit e Lartë, do t u shpërndahet edhe shkollave të mesme, për të siguruar informacion dhe transparencë.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›