E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohen me 70 vjet burg 9 të akuzuarit e “Go West”

Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 70 vjet burg 9 të pandehurit e “Go West”. Togat e zeza kanë shpallur fajtor dhe kanë dënuar me burg të dyshuarit për klandestinësh ish-punonjësin e Rinasit dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas vendimit, Nikolin Caka është dënuar me 11 vjet dhe 8 milionë lekë gjobë, Eduart Bejko, 11 vjet dhe 800 mijë lekë gjobë, Voltan Turtulli, 5 vjet dhe 6 milion lekë gjobë, Valbona Cako, 5 vjet dhe 6 milion lekë gjobë , Avdi Leka, 6 vjet burg, 9 milionë lekë gjobë, Eliano Cenko, 10 vjet dhe 8 milionë lekë gjobë, Altin Flamuri, 10 vjet dhe 8 milionë gjobë, Përparim Kateshi. 5 vjet dhe 6 milionë lekë gjobë, Selman Murati, 6 vjet burg, 6 milionë gjobë. Ndërkohë një seancë më parë prokurorët e çështjes kërkuan dje deklarimin fajtorë së të pandehurve për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “trafikut të klandestinëve” të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Prokuroria kërkoi 13 vjet burg dhe 100 milionë lekë gjobë për Nikolin Cakon, të cilin e cilësoi kreun e organizatës kriminale. Për të pandehurit, Eduard Bejko, Eliano Cenko dhe Altin Flamuri u kërkuan respektivisht 12, 11 dhe 11 vjet burg dhe nga 100 milionë lekë të vjetër gjobë për secilin. Për Përparim Kateshin, Voltan Turtullin dhe Valbona Cakon u kërkuan nga 5 vjet burg dhe 80 milionë lekë gjobë. Ndërsa, për Selman Muratin dhe Avdi Lekën u kërkuan nga 7.5 vjet burg dhe 80 milionë lekë të vjetra gjobë. Të dyshuarit janë arrestuar gjatë operacionit policor u arrestuan Nikolin Cako, që kishte në pronësi agjencinë, një oficer i kufirit, Eliano Canko, si dhe disa sekserë dhe bashkëpunëtorë që merreshin me transportin e klandestinëve. Pritet që në disa seanca rresht të dëgjohen nga trupi gjykues të gjitha përgjimet telefonike të bëra gjatë kohës që ky grup ishte vënë nën hetim nga prokuroria.

Të dënuarit
1. Nikolin Caka , 11 vjet dhe 8 miljonë lekë gjobë
2. Eduart Bejko, 11 vjet dhe 800 mijë lekë gjobë
3. Voltan Turtulli, 5 vjet dhe 6 milion lekë gjobë
4. Valbona Cako, 5 vjet dhe 6 milion lekë gjobë
5. Avdi Leka, 6 vjet burg, 9 milion lekë gjobë
6. Eljano Cenko, 10 vjet dhe 8 milion lekq gjobë
7. Altin Flamuri, 10 vjet dhe 8 miljonë gjobë
8. Perparim Kateshi. 5 vjet dhe 6 milion lekë gjobë
9. Selman Murati, 6 vjet burg, 6 milion gjobë

Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›