E Diel, 1 Nëntor 2026

Kostoja e huamarrjes së qeverisë italiane arrin në stratosferë

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare italiane është rritur nga 6.37 në kuotën rekord që prej futjes së euros, 6.64 %, para se të tërhiqej në 6.53 %.

Yield-i i obligacioneve italiane njëvjeçare ka arritur në 6.3%, nga 5.5% që ishte të premten. (Për krahasim, Yield-i i obligacioneve njëvjeçare gjermane është 0.26%).

Gjithnjë e më shumë rritet frika se Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, mund të bëhet viktima e radhës e krizës së borxheve. Kryeministri i sulmuar, Silvio Berluskoni, përballet me një votim kritik për financat publike të martën.

Bursat ndërkombëtare të Londrës, Parisit dhe Madridit pësuan rënie. Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, indeksi i bursës italiane “FTSE MIB” rikuperoi humbjet e mëparshme të shkaktuara nga raportet se Berluskoni mund të japë dorëheqjen. Rikuperimi erdhi pasi vetë kryeministri mohoi raportet.

Shqetësimet mbi Italinë po lënë në hije zhvillimet në Greqi, ku kryeministri Papandreu ka rënë dakord të mos marr pjesë në qeverisë e ardhshme./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-07 14:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›