E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjentët gjermanë të arrestuar në Kosovë para Bundestagut

Berlin - (RTK/Start) 1 dhjetor Tre agjentët e shërbimit informativ gjerman, BND, të cilët u mbajtën në arrest nga autoritetet policore në Kosovë nën dyshimin për pjesëmarrje në shpërthimin e bombës afër zyrës së BE së në Prishtinë, do të dalin në pjesën e parë të kësaj jave përpara instancës së kontrollit të parlamentit gjerman.

Kryetari i kësaj instance, Tomas Operman nga Partia Socialdemokrate (SPD), deklarii sot për gazetën "Süddeutsche Zeitung" se nga tre agjentët do të kërkohet të paraqesin versionin e tyre të ngjarjes. Edhe një tjetër anëtar i instancës së kontrollit parlamentar, liberali Maks Stadler, kërkoi marrjen në pyetje të tre agjentëve. Me këtë rast instanca e kontrollit, sipas kryetarit të saj, Operman, do të trajtojë edhe menaxhimin e krizës nga qeveria gjermane. Ai këshilloi megjithatë që çështja të mos fryhet, pasi sipas tij nuk është rasti të flitet për një skandal shtetëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›