Pajaziti: Lufta kundër krimit të organizuar, prioritet absolut
Prishtinë - Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetje edhe të partnerëve ndërkombëtarë, do të fillojë hartimin e Strategjisë ndërsektoriale kundër krimit të organizuar. Kjo strategji do të jetë bërthama dhe shtylla kryesore e luftës kundër krimit të organizuar. Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme i cili mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën: ”Inicimi i hartimit të strategjisë kundër krimit të organizuar 2009 - 2011”. “Siç edhe mund të jeni në dijeni, MPB tashmë ka hartuar Strategjinë kundër trafikimit me qenie njerëzore, Strategjinë nacionale kundër armëve të vogla dhe i ka filluar përgatitjet për strategjinë në komunitet. Sidoqoftë ende mbetet shumë punë për tu bërë”, tha ai.
Duke folur për objektivat strategjike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri Pajaziti theksoi se “objektivat strategjike të këtyre planeve afatmesme, kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e shoqërisë nga kërcënimet kriminale që janë prezent në këtë rajon ballkanik. Strategjia kundër krimit të organizuar, që fillon me këtë konferencë, do të përqëndrohet në dy fusha: Në luftimin e krimit të organizuar brenda vendit dhe luftimin e krimeve të organizuara që përbëjnë edhe kërcënim trans-nacional. Po ashtu viti 2009, do të jetë vit i krijimit të bashkëpunimit regjional policor dhe vit i krijimit të politikave për inkuadrim në organizata regjionale dhe ndërkombëtare për luftë kundër krimit të organizuar. Raporti i Progresit (2008) i Komisionit Evropian ka bërë vërejtje substanciale në politikat e qeverive rajonale të Ballkanit Perëndimor rreth forcimit të Sundimit të Ligjit, me theks te veçante rreth luftës kundër krimit të organizuar”.
Duke folur për qasjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri Pajaziti theksoi se “Ministria e Punëve të Brendshme do ndjek qasje gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese. Në këtë frymë ne do te kemi konsultime te vazhdueshme me të gjithë partnerët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë me qëllim te bashkërendimit të aktiviteteve, me synim të luftimit te kësaj dukurie negative dhe të dëmshme për imazhin e vendit tonë. Andaj në cilësinë e koordinatorit nacional të luftës kundër krimit te organizuar, ju ofroj bashkëpunim në frymën e partneritetit dhe po ashtu ju thërras që t’i përgjigjeni ftesës për ta ndihmuar këtë Qeveri në forcimin e mëtejmë të mekanizmave institucional. Besoj se kjo konferencë do të jetë hapi i parë i fuqishëm për marrjen e zotimeve në këtë rrugë të vështirë që kemi përpara”, tha në fillim të tryezës së sotme, ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti.