Nuk ka rrezik të përhapjes së parotitit
Prishtinë - Me rastin e paraqitjes së parotit epidemik në dy shkollat e komunës së Ferizajt, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes ekipin e epidemiologëve. Ky ekip ka konstatuar se sëmundja është shfaqur si pasojë e mosvaksinimit gjatë viteve nëntëdhjetë, si rrjedhojë e rrethanave në të cilat gjendej Kosova. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën të ditur se situata është plotësisht nën kontroll dhe nuk asnjë arsye të ndërmerren masa të ndërprerjes së mësimit përpos të ndonjë rasti kur sëmundja përcillet me temperaturë.
Të prekurit me parot nuk kanë qenë të imunizuar sipas kalendarit të vaksinimit të fëmijëve (në moshën dyvjeçare- rreth viteve 1996-1999). Në Klinikën infektive, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë kërkuar ndihmë tetë persona. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese, kundërepidemike dhe nuk ka asnjë rrezik të përhapjes së sëmundjes sepse, moshat e reja janë të vaksinuara me vaksinën MMR.