Baliç kritikon institucionet e Kosovës
Prishtinw - Zyrtarë të Partisë për Veprim Demokratik (SDA) të boshnjakëve të Kosovës, adresuan sot një varg kritikash ndaj Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, për siç thanë situatën brengosëse të krijuar në vend. Kryetari i SDA-së, Numan Baliç, kërkoi nga institucionet e Kosovës të arrijnë konsensus partiak, të kthejnë besimin e popullit dhe të forcojnë bashkëpunimin me miqtë e Kosovës. Ai po ashtu kërkoi shtrirjen efektive të EULEX- it në gjithë Kosovën.
I gjithë cikli i zhvillimeve të fundit politike, në rrafshin vendor dhe ndërkombëtare, që për kryefjalë kishte Kosovën, për Partinë e Veprimit Demokratik të boshnjakëve (SDA), paraqet një dështim dhe pasqyrë jo të mirë për lidershipin dhe institucionet e vendit tonë.
Sipas kryetarit të këtij subjekti politik, Numan Baliq, do të ishte më mirë që pas zhvillimeve të fundit në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, kryeministri, Hashim Thaçi të arrinte një konsensus politik brenda vendit për të dalë nga kjo gjendje aspak e pëlqyer, sesa të merrej me deklarata të porositura nëpër mediume.
“Në këtë mënyrë kanë dështuar edhe udhëheqësit e Kuvendit edhe të Qeverisë dhe patjetër që duhet të japin llogari dhe shpjegim se pse ka ndodhur kështu. Jo duke vizituar mjedise të ndryshme, ose intervista nëpër televizione të porositura, por të bëjnë atë çfarë është e nevojshme”, ka thënë Baliç.
“I gjithë opinioni botëror është njoftuar, më vjen keq që kryeministri nuk është i informuar. Jo vetëm plani i Ban Ki Mun-it edhe mandati i rezolutës 1244 edhe fakti që do të jemi brenda Këshillit të Sigurimit të OKB- së, por edhe fakti që çështja e statusit do të jetë e hapur, ose Kombet e Bashkuara do të jenë neutral ndaj statusit, pra të gjitha këto fakte që janë mjaftë shqetësuese, aspak të lehta ose të thjeshta”, ka thënë Baliq duke komentuar deklaratat e djeshme të kryeministri Thaçi se kinse “Plani gjashtë pikësh i OKB - së ka vdekur për Kosovën”.
Baliç në fund kërkoi nga Kuvendi i Kosovës, që të zgjidhet sa më shpejtë çështja e deputetit, Sabit Rrahmani, e cila sipas tij ka ngrirë fatin e një grupi parlamentar.