Agjenti: Del Piero do luajë jashtë Italisë
Agjenti Klaudio Paskualin mendon se Alesandro del Piero do të luajë jashtë Italisë kur të largohet nga Juventusi verën e ardhshme. Presidenti i Juventusit tha të martën se Del Piero nuk do të jetë më lojtar i Juventusit pas fundit të këtij sezoni, por lojtari e ka bërë të qartë se edhe pse jo me fanellën bardhezi ai do të vazhdojë të luajë futboll. “Presidenti Andrea Anjeli ka thënë se Del Piero nuk do të jetë më lojtar i Juventusit, por kjo nuk do të thotë se ai do të ndalojë me futbollin. Ai mund të kërkojë një përvojë jashtë vendit. Anjeli dhe Del Piero janë miq, prandaj nëse presidenti e ka marrë këtë iniciativë për ta dhënë këtë lajm, mendoj se ata janë pajtuar për këtë”, ka thënë Pasqualin.