E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqipërisë, E para pa asnjë befasi fitojnë pretendentët

Janë luajtur dje ndeshjet e para të Kupës së Shqipërsë për fazën në grupe. Në Grupin A Tirana dhe Laçi kanë fituar me rezultat të njëjtë 3-1, por më interesant duket ai i Laçit që fiton në transfertën e Fierit. Në ndeshjen e kampionatit laçianët kanë fituar 0-1, ndërsa në këtë takim rikthehen më të fuqishëm në “Loni Papuçiu” duke thelluar më tej krizën e Apolonisë. Grupi B sjell dhe surpizën e parë, Kamza fiton 1-0 ndaj nënkampionëve në fuqi, Flamurtarit. Kurse takimi i luajtur në Durrës është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Në grupin e “luftës”, pra C, krutanët shpartallojnë gjirokastritët, 4-1. Ndërsa Skënderbeu merr hak, fiton 1-0 në Kavajë. Në grupin D, pra grupi i fundit nuk sjell surpriza pasi nuk diskutohej fitorja e Bylisit ndaj Dinamos dhe fitorja e Vllaznisë ndaj Elbasanit të një kategorie më poshtë. Ndeshjet e ardhshme do të luhen një javë më pas.

Raundi 1

Grupi A

Tirana – Shkumbini 3-1

Apolonia – Laçi 1-3

Grupi B

Teuta – Pogradeci 0-0

Kamza – Flamurtari 1-0

Grupi C

Kastrioti – Luftëtari 4-1

Besa – Skënderbeu 0-1

Grupi D

Bylis – Dinamo 2-1

Elbasani – Vllaznia 2-4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›