E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja FIFA-s, Shqipëria ruan pozitat, Spanja mbetet e para

Pavarësisht se u mundën 3-0 nga Franca dhe nuk shkuan më larg sesa një barazim 1-1 me Rumaninë, Shqipëria nuk ka humbur asnjë pozicion në renditjen e muajit tetor të FIFA-s. Kuqezinjtë vijojnë të mbeten në vendin e 71-të në renditjen që vazhdon ta kryesojë Spanja me 1624 pikë. Katër vendet e para nuk kanë ndryshuar në renditje dhe mbahen përkatësisht nga Holanda, Gjermania dhe Uruguaji. Ka fituar dy vende Brazili që është ngjitur në pozicionin e pestë, duke lënë pas shpine Italinë. Anglia ka fituar një pozicion dhe është e shtata, ndrësa Greqia është futur mes 10 skuadrave më të mira me vendin e tetë. Mbyllin klasifikimin Portugalia dhe Argjentina.

Renditja

Skuadra Pikë

1) Spanja 1624

2) Holanda 1425

3) Gjermania 1352

4) Uruguaji 1230

5) Brazili 1144

6) Italia 1135

7) Anglia 1101

8) Greqia 1044

9) Portugalia 1044

10) Argjentina 1030

71) Shqipëria 462

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›