E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Agjenti", mashtrim me "9 Janarin"

LEZHE- Nuk ka mjaftuar dhimbja e humbjes se familjareve ne tragjedine e 9 janarit 2004 ne Otranto dhe mungesa e eshtrave te 8 prej viktimave, por ka perfituar duke luajtur me ndjenjat emocionale te tyre, duke u premtuar gjetjen dhe transportin per ne Shqiperi. Nje 51-vjecar qe hiqej si agjent i Interpol Tiranes me emrin e rreme Gjon Marku, u arrestua pas operacionit te koduar "Grepi" nga uniformat blu te Policise se Lezhes, te cilet krejt rastesisht kane zbuluar edhe aktivitetin e tij. Gjin Ndrecaj, banues ne Zejmen u kap dje te stacioni u fugonave ne qytet, pasi kishte mashtruar te gjitha familjet e 8 viktimave ende te pagjetura te tragjedise. Ne kembim te transportit te pretenduar te trupave, ai kerkonte nga 50-100 mije leke per secilin prej familjareve. Mashtrimi me i fundit i eshte bere nje prej familjeve qe ka humbur dy femijet ne Otranto, pas fundosjes se gomones me 36 persona ne bord, ku humben jeten 28 persona. Ndaj tij u ngrit akuza e "vjedhjes nepermjet mashtrimit", kurse gjate kontrollit u zbuluan dhjetera dokumente te cilat dyshohet se i perdorte per mashtrime.

Zbulimi

Burime zyrtare te Policise se Lezhes thane dje per gazeten "KJ" se operacioni eshte koduar "Grepi", menjehere pasi kane mesuar se Ndrecaj hiqej si agjent Interpoli dhe levizte sa nga nje vend ne tjetrin per te humbur gjurmet. Prej kater muajsh ai ishte hedhur ne veprim duke mashtruar 8 familjet e tragjedise se 9 janarit 2004 qe kishin humbur femijet, eshtrat e te cileve nuk jane gjendur ende. Duke u hequr si agjenti Gjon Marku, emer i rreme, ai u shkonte ne shtepi dhe u premtonte se do t'i sillte eshtrat ne atdhe. Per t'i bindur u tregonte harta dhe skica se ku ndodheshin trupat dhe se ai i kishte gjetur pas hetimeve qe kishte kryer personalisht. Po per transportin familjet duhet te paguanin nga 50 deri ne 100 mije leke secila. Disa prej familjeve banojne ne rajonin e Lezhes, kurse pjesa tjeter ne Shkoder. Pas kontaktit te fundit me familjen e dy prej viktimave, ku kishte marre 100 mije leke, Gjin Ndrecaj eshte zhdukur per gati dy muaj. Te shqetesuar per fatin e trupave te femijeve, familjaret kane shkuar ne Drejtorine e Policise Lezhe ku kane kerkuar informacion per agjentin e Interpol Tiranes, Gjon Marku. Por aty kane marre pergjigjen se behej fjale per nje mashtrues dhe se policia nuk kishte agjent me emer te tille. Kaq ka mjaftuar qe te nisnin hetimet per kapjen e 51-vjecarit qe kishte lene numer kontakti, identitet dhe informata te tjera, pjesa me e madhe e rreme.

Arrestimi

Nje grup agjentesh kane mbledhur informata per te dyshuarin dhe lokalizuar levizjet e tij. Pas gati dy muajsh hetimesh, Ndreca eshte hasur dje ne qender te qytetit te Lezhes. Ne momentin qe po behej gati te largohej nga stacioni i fugonave, 51-vjecari nga Zejmeni eshte vene ne pranga. Me vete ka pasur nje cante dhe brenda saj, sende te shumta materiale. Per vetembrojtje, si pasoje e mashtrimeve te shumta, mbante nje granate me ndezes, kurse materialet e tjera kane qene nje pasaporte ne emer te Nikolin Ndojit, nje karte identiteti te nje vajze nga Kallmeti, telefona, fletore me adresa, te cilat i mbante me vete ne canten e dores.

Policia: Premtonte gjetjen e eshtrave, merrte para

Lajmi per arrestimin e mashtruesit qe luante me ndjenjat e familjareve te viktimave te tragjedise se 9 janarit ,eshte dhene menjehere nga Drejtoria e Policise. Po per te arritur deri tek ndalimi jane dashur 2 muaj hetime dhe nje interesim i rastesishem i nje prej familjareve ne polici. "I dyshuari eshte prezantuar si polic i Interpolit, me nje emer te rreme, te quajtur Gjon Marku dhe duke perfituar nga gjendja emocionale e te gjithe familjareve te Qarkut Lezhe, te cilet kane humbur femijet ne tragjedine e 9 Janarit 2004 ne kanalin e Otrantos, ka filluar te kontaktoje me ta duke kerkuar per cdo rast shuma parash per gjetjen e eshtrave", njoftoi zyrtarisht dje policia vendore.

I arrestuar:

Gjin Ndreca, 51-vjec

(Hiqej si agjenti Gjon Marku)

Akuza:

"Vjedhje me ane te mashtrimit"

Sekuestruar:

Nje granate dore se bashku me ndezesin

Nje pasaporte ne emrin Nikolin Ndoj

Nje karte identiteti e nje vajze nga Kallmeti

Telefona

Fletore me adresa

Nje cante dore

Tragjedia e 9 Janarit, misteri i 28 viktimave

Pese vjetori i tragjedise se 9 Janarit 2004, kete vit u pasua nga nje greve urie e familjareve qe kerkonin jo vetem gjetjen e eshtrave te 8 prej femijeve te humbur ne Otranto, por edhe rihetimin e ngjarjes. Shkak jane bere informacionet per ekzistencen e nje gomone te dyte, qe eshte zhdukur ne rrethana misterioze dhe publikimi i shifrave te kunderta. Ne fund u identifikuan 28 trupa viktimash, ku 8 figuronin te zhdukur dhe pati vetem pak te mbijetuar ne detin Jon. Edhe kete vit u ndezen 28 qirinj ne "Rruget e Bardha" te Vlores, atje ku nga eshte nisur gomonia 5 vjet me pare. Me 9 janar te vitit 2004, nje gomone me 36 klandestine ne bord eshte nisur ne drejtim te Italise nga brigjet e detit te Dhermiut, ne afersi te gadishullit te Karaburunit. Emigrantet ishin kryesisht nga zona e Shkodres, Malesise se Madhe dhe Lezhes. Nje defekt ne udhetim ka sjelle edhe tragjedine, pasi askush nuk u erdhi ne ndihme emigranteve me gjithe thirrjet e bera neper televizione gjate komunikimeve ne telefon. Sinjali "SOS" u dha ne oren 22:00 te mbremjes, por gomonia u gjet vetem te nesermen.

Greva e familjareve coi ne rihetimin e tragjedise

Gjykata e Apelit Vlore vendosi rihetimin e tragjedise se 9 janarit 2004, ku humben jeten 28 persona ne Karaburun, gjate tentatives per te emigruar me gomone ne Itali. Kerkesat e vazhdueshme te familjareve dhe greva gati tre javore e kater prej familjareve te viktimave beri qe KLD dhe sistemi i drejtesise te rishikonte ceshtjen. Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, ka ndikuar qe gjyqesori te marre kete vendim pasi kontaktoi me grevistet. Nje nga arsyet kryesore per rihetim ka qene mosgjetja e 8 trupave dhe deklarata me 10 janar 2004, se nje gomone e dyte me trupa ishte gjetur ne Karaburun, por me pas u mohua. Trupi gjykues, i kryesuar nga kryetarja e Apelit Vlore, Alma Licaj, pasi degjoi prokurorin e Apelit, Pelivan Malaj dhe perfaqesuesin ligjor te shoqates se familjareve, Dode Mehmetaj, vendosi qe te rihapen hetimet ne Prokurorine e Vlores per tragjedine e 9 janarit 2004.

Viktimat e 9 Janarit

1-Liza Martini, 35 vjece

2-Alfred Lleshi, 19 vjec

3-Paulin Pushimaj, 21 vjec

4-Tom Gjoni, 18 vjec

5-Gezim Fusha, 18 vjec

6-Liza Prenga, 37 vjece

7-Arben Prenga, 24 vjec

8-Rasim Miruku, 55 vjec

9-Besmira Miruku (Dibrati), 16 vjece

10-Sadik Doci (Rakaj), 24 vjec

11-Gezim Kurtaj, 33 vjec

12-Oltion Jacaj, 23 vjec

13-Ridvan Lumaj, 16 vjec

14-Mark Ndou, 18 vjec,

15-Tonin Toka, 19 vjec

16-Marlen Mhillaj, 20 vjec

17-Dritan Hetaj, 32 vjec

18-Agron Markaj, 24 vjec

19-Shpetim Dizdari, 34 vjec

20-Skafisti nga Vlora

Viktimat qe nuk iu gjenden trupat:

1- Ndue Sanaj, 21 vejc

2- Artan Sagrini, 33 vjec

3- Arian Gjilaj, 29 vjec

4- Marjana Zajeti, 18 vjece

5- Kreshnik Bjeshka, 25 vjec

6- Fahrije Mehemeti(Dizdari), 34 vjece

7- Gjin Grizha, 19 vjec

8- Ermira Grizha(Nicaj), 16 vjece

Te pandehur:

1- Viron Robaj

2- Elton Tafili

3- Altin Beluli

4- Hysni Tafili

5- Nazmi Hyka

6- Cukal Delia

7- Zef Marku

8- Clirim Sykaj

9- Arben Rokaj

10-Albert Alliu

11- Sami Hyka

12- Zamir Podgorica

13- Servet Besho


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›