E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia i kerkoi zyrtarisht Indise kthimin e eshtrave te shenjtores

Nga Moni Basu dhe Harmeet Shah Singh (CNN)

"Me gjak jam shqiptare. Nga nenshtetesi, indiane. Per nga besimi une jam nje murgeshe katolike, sipas thirrjes, i perkas botes". Kjo eshte ajo qe sesi Nene Tereza zgjodhi per te pershkruar veten e saj, kur ishte ne jete. Pas vdekjes, fjalet e saj ndoshta do te jene pak, per te zgjidhur nje grindje diplomatike per eshtrat e saj. Qeveria shqiptare kerkon rikthimin e eshtrave te saj, para vitit te ardhshem, ne 100 vjetorin e lindjes se saj. Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se vendi i tij ka ne plan te hape nje muze ne nder te Nene Terezes, dhe ka planifikuar edhe aktivitete perkujtimore. Sipas Berishes, eshte shume e rendesishme qe Nene Tereza te prehet prane nenes dhe motres se saj, te cilat jane varrosur ne kryeqytetin shqiptar, Tirane. "Ajo u ka munguar atyre gjithe jeten, tha ai. "Kerkesa ime eshte nje kerkese humane". "Ajo me tha se ajo lutej cdo dite per familjen e saj dhe vendin e saj. Kjo eshte arsyeja pse une mendoj se te dy qeverite duhet te flasin rreth kesaj per te gjetur nje zgjidhje," tha Berisha. Pastaj eshte Maqedonia, vendi ku Nene Tereza ka lindur dhe eshte rritur, e cila mund te pretendoje per gruan, e cila eshte drejt rruges se shenjterimit.

Por India, vendi ku ajo punoi gjithe jeten e saj, ka bere te qarte se Nene Tereza, prehet ne zemer te Kalkutes dhe nuk do te lejoje te ndryshohet vendi i prehjes se fundit te saj. "Nene Tereza ishte nje shtetase e Indise," tha Vishnu Prakash, zedhenes i Ministrise se Puneve te Jashtme te Indise. Ne tabelat dhe broshurat, qyteti i Kalkutes krenohet me qytetaren e saj te famshme. Ajo ishte nje katolike e devotshme qe me forcen e besimit, frymezoi nje popull me miliona njerez te varfer, me se shumti hindu dhe myslimane.

Ajo eshte varrosur ne oborrin Misionaret e Bamiresise ne kompleksin ne qender te Kalkutes, nje vend i vizituar nga banoret vendas dhe turistet. Njerezit qe vizitojne shtepine e Nene Terezes, shprehin respektin e tyre dhe kerkojne te gjejne force nga prania e saj. Ato qe levizin neper shtepine e saj jane murgeshat e urdhrit te saj, te veshura ne blu e ne te bardhe. Ne katin e dyte ndodhet nje dhome e vogel, e cila i perkiste Nene Terezes.

"Ajo eshte bere pjese e pandare e jetes sone kombetare," tha ati Babu Jozefi, zedhenes i konferences se peshkopeve katolike te Indise. "Ajo ka ndertuar nje lidhje te forte me Indine," tha ai. "Njerezit e te gjitha grupeve fetare ketu e konsiderojne nje pjese te patjetersueshme e te Indise dhe per kete arsye ne do te duam shume qe ajo te mbetet ketu. Nene Tereza ka lindur me 26 Gusht 1910 nga prinder etnike shqiptare ne Shkup. Ajo njihet me emrin Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Ne 1918, ajo u largua nga shtepia dhe u bashkua me Motrat e Loretos ", duke arritur ne Indi ne vitin 1931. Nisur nga varferia dhe vuajtjet e njerezve, ajo nisi Misionin e Bamiresise, duke iu perkushtuar ndihmes per njerezit ne nevoje. Ajo u be nje bamirese e perhershme ne rruget e Kalkutes, duke sheruar te semuret duke dhene ushqim dhe dashuri per te uriturit. Kur ajo mori Cmimin Nobel per Paqe ne vitin 1979, ajo kerkoi qe darka solemne te anulohet dhe ato te holla te dergoheshin per te ndihmuar te varferit ne Kalkuta. Nene Tereza ishte 87 vjec, kur ajo vdiq ne vitin 1997, disa dite pas vdekjes se Princeshes Diana. Ne vitin 2003 ajo u lumturua nga Papa Gjon Pali II. Ne 100 vjetorin e ditelindjes se saj vitin e ardhshem, per shenjtoren mbetet nje debat vendi i prehjes se saj ne toke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›