E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti "trafikant" kap 120 kg hashash

Xhemil Beharaj

Mallakaster- Agjenti i infiltruar si "trafikant" droge fut ne kurth dy te dyshuar. Policia e Fierit beri te mundur dje, sekuestrimin e 120 kg hashash qe kishte si destinacion Greqine. Burime zyrtare bene te ditur se aksioni eshte koduar me emrin "Shkembi i kuq", ndersa narkotiku eshte kapur ne fshatin Hekal te Mallakastres. Te ndaluarit jane Mitat Velaj, 55-vjec, banues ne Klos dhe Bajram Minaj, 52 vjec, banues ne Hekal.

Pak dite me pare dy te dyshuarit kishin kontaktuar me agjentin e infiltruar, qe ishte hequr si bleres dhe trafikant narkotikesh. Velaj dhe Minaj i kishin deklaruar se dispononin 120 kg hashash qe e kishin fshehur ne pese thase dhe tre fuci plastike dy-kuintalesh. Pese thaset ishin fshehur ne kasollet e shtepise dhe tre fucite ne kodren e fshatit, vendi i quajtur "Shkembi i kuq", nga ka marre edhe emrin operacioni policor. Mengjesin e dites se djeshme ishte lene edhe takimi mes tre personave ne fshat per te bere tregtine e mallit. Burime zyrtare thane se fillimisht jane siguruar informacione se dy personat dispononin sasi te narkotikut dhe me pas jane kryer bisedimet per blerje. Agjenti i infiltruar u ka thene Velajt dhe Minajt se kishte gjetur treg ne Greqi dhe i duhej nje sasi e madhe droge brenda disa diteve. Pasi ka marre mostren per te pare cilesine e hashashit, ata kane rene dakord me pazarin, nje kilogram hashash me cmim 24 mije leke, nderkohe qe pas largimit te agjentit, policia ka vene ne pranga "trafikantin polic" dhe ka nderhyre ne banesat e dy te dyshuarve qe jane ndaluar per pak sekonda. Ne fillim policia ka shkuar ne vendin e quajtur "Shkembi i kuq" ne lagjen "Arapaj", te fshatit Hekal, ku eshte gjetur e futur ne fuci sasia prej rreth 98 kg hashash. Me pas policia ka ushtruar kontroll ne banesat e dy te dyshuarve, ku ka gjetur sasine prej rreth 21 kg hashash dhe nje automatik "Kallashnikov". Mesohet se operacioni ka nisur rreth ores 23:30 te se henes dhe ka perfunduar ne oren 03:00 te mengjesit te djeshem. Te dyshuarit jane izoluar ne paraburgimin e komisariatit Fier, ku dhe u moren ne pyetje. Mesohet se ngarkesa prej 120 kg hashash do t'i shitej agjentit policor te infiltruar per ne Greqi, kundrejt shumes prej 2,9 milione leke, nderkohe qe vlera ne Greqi, do te rritej deri ne 120 mije euro, ose nje mije euro per kilogram. Dosja per kete ngjarje i ka kaluar Prokurorise se Fierit per hetime te metejshme, ne akuzen e "prodhimit dhe shitjes se narkotikeve".

Te arrestuar:

Mitat Velaj, 55 vjec, banues ne Klos

Bajram Minaj, 52 vjec, banues ne Hekal

Sekuestruar:

120 kg hashash e ambalazhuar ne tre fuci plastike dhe pese thase

Nje arme automatike "Kallashnikov"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›