Shkon per te vjedhur, e kap e zonja e shtepise
Policia e Kurbinit ka arrestuar dje Agustin Nikollin, nga fshati Fushe-Kuqe, pasi dyshohet se rreth ores 01:00 te mengjesit ka hyre ne banesen e Drane Beqirit, nga i njejti fshat, ne tentative per te vjedhur shtepine e saj. Por e zonja e shtepise ka ndjere hajdutin, dhe ka kerkuar ndihmen e fqinjeve. Se bashku me ta ajo ka mbajtur te izoluar te dyshuarin Nikolli, deri ne mberritjen e policise vendore, qe i ka vene edhe prangat 36-vjecarit. Burime zyrtare thane se Nikolli akuzohet per "vjedhje te mbetur ne tentative".
A.B.
A.B.