Agolli: Deklarata e Olldashit, e pavërtetë

Vazhdon debati mes pushtetit lokal me atij qëndror për pronën që ndodhet në mes të Rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit. Pas deklaratës së Ministrit të Punëve Publike, Sokol Olldashi i cili u shpreh se kryebashkiaku Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë janë në dijeni të faktit se prona në fjalë është shtetërore, ka reaguar Administratori i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli. Duke e cilësuar deklaratën e Ministrit Olldashi si të pavërtetë, Agolli është shprehur se shkresa që ka cituar ministri nuk ka lidhje me pronën e debatuar por me pronën tek lulishtja ekzistuese përballë bankës .
"Qeveria po rrënon në skuta që të thotë që është pronë e shtetit theksoi Agolli duke shtuar se Bashkia disponon dokumentat që njohin të drejtën mbi pronën.
Ndërkohë, pak ditë më parë Kreu i qeverisë Sali Berisha ka deklaruar se do të nxjerrë në ankand truallin që ndodhet në mes të Rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit, për të cilin pushteti vendor dhe pronarët denoncojnë.