Festivali "Marie Kraja", shpallet sot fituesi
Mbrëmjen e djeshme ka startuar nata e parë e Festivalit ndërkombëtar operistik "Marie Kraja". 20 konkurentët e përzgjedhur sivjet kanë interpretuar secili nga dy arie të mëdha përpara jurisë ndërkombëtare të ngritur enkas për këtë festival. Me interpretimet e këtyre artistëve të talentuar, "Marie Kraja" ka arritur kështu në këtë jubile për të ofruar njëherësh edhe atmosferën e veçantë që krijon muzika operistike. Prezantuesja Zana Çela njëherësh edhe producentia e këtij aktiviteti tregoi edhe të veçantat e këtij aktiviteti.
Pas interpretimit të të gjithë konkurentëve të këtij viti, juria ndërkombëtare do të përzgjedhë dhjetë më të mirët që do të vazhdojnë garën sonte në mbrëmje për çmimin e madh që mban emrin e yllit të skenës shqiptare "Marie Kraja". Emrat e tyre do të shpallen sot në mbrëmje.