E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agolli, lamtumirë Tiranës, firmos për Krivbasin

Ansi Agolli i thotë lamtumirë
Tiranës. Mesfushori
bardheblu, autori i golit të
barazimit 1-1 të Shqipërisë
me Gjeorgjinë, mësohet se
ka nënshkruar një kontratë
trevjeçare me Krivbasin në
kampionatin ukrainas në
futboll. Sipas raportimeve
të mediave të këtij vendi,
mesfushori tiranas, 26 vjeç,
me një të kaluar ndërkombëtare
në Zvicër e Finlandë,
do të përfitojë 300 mijë
dollarë në sezon (900 mijë
dollarë në total për tre vite).
Te Krivbasi luajnë edhe tre
lojtarë të tjerë shqiptarë,
portieri Isli Hidi, mesfushori
shkatërrues Ervin Bulku dhe
fantazisti Dorian Bylykbashi,
ky i fundit është edhe kapiteni
i skuadrës. Më 30 prill të
këtij viti, presidenti i Tiranës,
Refi k Halili, pagoi 40 mijë
euro për të blerë kartonin
e mesfushorit nga klubi
fi nlandez VPS, apo Vaasan
Pallsouera, siç është emri
zyrtar i skuadrës. Kjo shumë
pritet të rikthehet në arkat e
24 herë kampionëve të Shqipërisë.
Agolli, i transferuar
në Finlandë, pas përvojës
në Zvicër me Neuschatel
Xamax (2005-2006, 29
ndeshje, 3 gola) e Luzern
(2006-2007, 8 ndeshje),
ka luajtur në sezonet 2007
dhe 2008 me VPS, duke u
aktivizuar në 31 ndeshje e
shënuar 1 gol. Agolli, një
lojtar titullar me përfaqësuesen,
u aktivizua si i huazuar
fi llimisht e më pas lojtar i
plotë sezonin e kaluar me
Tiranën, duke qenë futbollisti
i dytë me më shumë minuta
në këmbë. Agolli shënoi
pesë gola sezonin e kaluar.
Ansi ka luajtur në Shqipëri i
huazuar edhe tek Apolonia
(2002-2003, 12 ndeshje 1
gol), ndërkohë që me Tiranën
në total ka zhvilluar 64
ndeshje, duke shënuar 8
gola. Ndërkohë që Tiranës
i mbetet të shikojë një tjetër
opsion për krahun e majtë
të mesfushës së saj. Për
momentin alternativat janë
të pakta, prandaj trajneri
Ilija Lonçareviç i ka hedhur
sytë nga kampionati kroat,
nga ku priten edhe përforcimet
më të shumta të
bardhebluve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›