Nisin Lojërat Mesdhetare, sot debutimi i Shqipërisë
Startojnë Lojërat Mesdhetare "Peskara
2009". Dita e djeshme ka ndezur
ambiciet e të gjithë pjesëmarrësve
në këtë kompeticion. Në ceremoninë e
hapjes ka marrë pjesë edhe Kryeministri
italian, Silvio Berluskoni, kryetari i Senatit
italian, Renato Skiafi ni, dhe princi Alberto
i Monakos. Në krah të personaliteteve
italiane ishin edhe drejtuesit e lartë të
Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar,
presidenti Hysen Domi dhe sekretari
Stavri Bello. Përfaqësuesja kuqezi në
këtë kompeticion pritet të bëjë sot debutimin
e saj me dy disiplina, peshëngritjen
dhe futbollin. Të parët që do të ngjiten
në podin e Lojërave Mesdhetare janë
peshëngritëset Romela Begaj dhe Fetije
Kasaj. Kjo e sotmja do të jetë hera e parë
që të dy peshëngritëset tona garojnë në
të njëjtën peshë, atë 58 kg në kategorinë
A, gjë që i bën automatikisht konkurrentet
më të forta të njëra-tjetrës. Begaj
vjen pas disa paraqitjeve të shkëlqyera,
ndërsa Kasaj vjen nga një pezullim
dyvjeçar për përdorim substancash të
ndaluara. Po ashtu, sot në pedanë do të
ngjitet edhe peshëngritësi Briken Çalja i
peshës 69 kg në baterinë A. Debutimin
në "Peskara 2009" do ta bëjë edhe futbolli,
i cili përfaqësohet nga Kombëtarja
jonë U-20. Të rinjtë kuqezinj e kanë bërë
seancën e fundit stërvitore në stadiumin
"Francavilla" dhe sot do të zbresin në
fushë kundër Tunizisë. Në të njëjtin grup
me ne është edhe Spanja.