E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria gjashtë medalje, 2 argjendi dhe 4 bronzi

Kampionati Ballkanik i Taekwondo-së,
i zhvilluar ditët e fundit në Beograd,
është mbyllur me një sukses të madh për
Shqipërinë. Përfaqësuesja jonë në këtë
turne ka arritur rezultate të larta, duke
u larguar që andej me plot 6 medalje. Të
rinjtë në konkurrimin e tyre kanë arritur
dy medalje argjendi, të cilave u janë shtuar
edhe dy medalje bronzi. Ndërkohë që dy
medalje të tjera bronzi janë marrë nga të
rriturit. Këto rezultate konsiderohen si një
sukses i madh nga presidenti i Federatës
Shqiptare të Taekwondo-së, Salih Tagani.
Suksesi në Beograd ka karikuar drejtuesit
e FSHT-së të investojnë akoma edhe më
shumë në këtë sport, i cili në Shqipëri ka
fi lluar të ushtrohet në vitin 1995. Deri tani
numërohen 10 skuadra që konkurrojnë
brenda vendit, të cilat numërojnë plot 130
sportistë. Turneu i radhës do të jetë Kampionati
Botëror i Taekwondo-së, i cili do të
zhvillohet në muajin tetor të këtij viti në
disiplinën "koreano-jugore", një disiplinë
e njohur olimpike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›