Agroindustria, rimbursim i akcizes per naften
Nje projektvendim qe po hartohet nga Ministria e Bujqesise parashikon rimbursimin e akcizes se lendeve djegese ndaj industrise ushqimore. Sipas burimeve te kesaj ministrie, projektvendimi eshte hartuar ne baze te nje grupi pune me eksperte te institucioneve te linjes dhe ka per qellim te percaktoje kushtet dhe kriteret qe duhet te plotesojne subjekte, te cilat kane sera me ngrohje, apo prodhojne produkte industriale dhe agro-ushqimore, te cilat per nevoja teknologjike te prodhimit konsumojne lende djegese, akciza e te cilave rimbursohet, ne perputhje me sasine e produktit final, te shitur me fature TVSH-je. Burime nga KASH, bene te ditur, per ATSH-ne, se ne sektoret qe pritet te perfitojne nga ky projektvendim jane perpunuesit e qumeshtit, te bukes, te embelsirave, pijeve alkoolike, perimeve.