Agron Dibra: Zëvendësimet në Kryesi vetëm në mbledhjen e KPD-së
20/10/2004
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Agron Dibra, tha në një intervistë për "Metropol", se ndryshimet e emrave të Kryesisë së PS-së do të bëhen në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Sipas tij, nuk është kryesia ajo që merr vendim mbi ndryshimet ose jo, por aty bëhen ndryshimet dhe më pas gjithçka i kalon KPD-së. Për Dibrën, është e rëndësishme fakti që anëtarët e Kryesisë dhe ata të KPD-së kanë vullnet pozitiv për të bërë ndryshimet që do të sjellin dhe fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Në lidhje me postin e zëdhënësit të partisë, Dibra tha se përcaktimi do të jepet pas një analize politike, pasi ka shumë mendime në lidhje me të. Zëdhënësi mund të jetë në kompetencë të Kryesisë së PS-së ose të KPD-së.
Çfarë ka bërë aktualisht Partia Socialiste pas vendimit të marrë në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të datës 2 tetor?
Pas mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, ku u miratua dhe platforma për fazën e dytë të Kuvendimit të Madh, të gjitha strukturat vendore të Partisë Socialiste kanë mbledhur forumet e tyre, kanë bërë ndryshime dhe koalidimet e fundit të matricës së planveprimit politiko-organizaiv. Aktualisht ka filluar takimet në nivelin e organizatave mbi bazën e qendrave të votimit. Këtu u nis për të shkuar pastaj në nivelet më të larta të këtij kuvendimi, që ka të bëjë mbi bazën e komunave, mbi bazën e rajoneve, mbi bazën e qyteteve. Mund të sjellë një model shumë të mirë të PS-së dega Tiranë, që ditën e premte ka miratuar një program të detajuar për 11 njësitë vendore të saj, për 11 këshillat zonale, me ekipet përbërëse të mandatuar politikë, sipas strukturave dhe forumeve. Ne mendojmë se faza e tanishme shërbeu përfundimisht për të vënë në pozicionin e nisjes së procesit më të rëndësishëm politik të 2004-s, që ka të bëjë me Kuvendimin e Madh me publikun. Siç e kemi deklaruar nëpërmjet këtij kuvendimi, PS-ja do të evidentojë arritjet, problemet, do të bëjë rivlerësim dhe testim e të mandatuarve politikë, do të bëjë evidentimin e të paaftëve dhe abuzuesve me pushtetin, do të japë llogari para të qeverisurve, atyre që na kanë dhënë votën, do të ketë reflektim nga të mandatuarit tanë, do të ketë ringjallje besimi dhe shprese te forca jonë politike, si partia më serioze, më demokratike dhe që do t'i garantojë zhvillim me ritme më të larta vendit dhe njerëzve tanë.
Janë vënë re përplasje të mendimeve të komisioneve të PS-së, mbi pikat e kërkuara për ndryshim. Si do të veprohet me to?
Siç është bërë e njohur në po në të njëjten mbledhje të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues u ngritën dhe disa probleme të karakterit politiko-organizativ. Që kanë të bëjnë me vendimmarjen për zgjedhjen e të mandatuarve, apo të institucioneve të PS-së, apo të disa raporteve midis të mandatuarve politikë në forumet e partisë dhe në kryesi apo në nevojën e ripërtëritjes apo ndryshimeve të të mandatuarve në forumet e kësaj partie. Mendoj që të gjitha komisionet vlerësuan maksimalisht çështjet e karakterit politik, që u ngritën në KPD. Komisionet kanë dhënë mendimet dhe vlerësimet e tyre, natyrisht që ka argumente pro, ka argumente kundra ndaj atyre propozimeve dhe mendimeve, që dolën nga KPD-ja. Gjithashtu ka dhe disa alternativa për të njëjtat çështje, të cilat do të bëhen objekt të Kryesisë mbas punës së komisioneve të KPD-së, më pas do të shkohet për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të KPD-së, për të marrë më pas vulën e Kongresit të Partisë Socialiste, i cili është jo zgjedhor. Shumë çështje janë të karakterit organizativ që lidhen me ndryshimet statutore që do të pësojnë kapituj të veçantë të statutit të PSSH-së.
Kur do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste?
Mendohet se mbledhja e PS-së të bëhet nga fundi i kësaj jave, sepse, siç është bërë e ditur, në fund të muajit detyrimisht duhet të mblidhet dhe KPD-ja, për t'i marrë në analizë të gjitha propozimet, për të reflektuar dhe për të vepruar në drejtim të këtyre ndryshimeve që kërkohen.
Në mbledhjen e Kryesisë do të shqyrtohet propozimi për ndryshimin e emrave të anëtarëve të saj?
Kryesia do të bëhet pjesë e analizës, vlerësim dhe përcaktim të të gjitha qëndrimeve dhe propozimeve të bëra dhe ne do të kemi parasysh që me propozim bëhet fjalë për ndryshim të emrave të Kryesisë. Anëtarët e Kryesisë vërtet do të shprehen, por ata nuk mund të marrin asnjë vendim në kryesi. Bëhet fjalë për ndryshimin apo zëvendësimin e disa anëtarëve, por që vendimi do të shkojë në KPD, i cili do të marrë dhe vendim. Kryesia dhe sekretariati do të ndyshohet vetëm mbi bazën e vullnetit politik, që do të shprehin anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Këtu ka një gjë pozitive, që nuk e ka zgjidhur komisioni, lidhur me ndryshimin e anëtarit dhe sekretarit të Marrëdhënieve më Publikun. Kjo do të zgjidhet nëpërmjet një analize politike, sepse qoftë posti i sekretarit, qoftë dhe të qenit anëtar cilësohet drejtues politik. Prandaj, nëpërmjet një analize politike, do të rikonkludohet dhe do të propozohet konkretisht në KPD. Ajo që është më e rëndësishme, qoftë nga anëtarët e Kryesisë të partisë, qoftë nga anëtarët e sekretariatit, ka një vullnet për të reflektuar dhe për të ndryshuar gjithmonë në konsensus, që t'i shërbejnë realizimit të objektivave politikë që ka përcaktuar Partia Socialiste për vitin 2004 dhe veçanërisht për 2005.
Lidhur me postin e zëdhënësit politik të PS-së, si po procedohet?
Komisionet e KPD-së kanë kërkuar që të vendoset posti i zëdhënësit. Nuk do të më pëlqente që ta quaja politik, por zëdhënës të Partisë Socialiste. Ka disa alternativa se si do të perceptohet ky zëdhënës, ose çfarë atributi do të ketë ai. Mbi bazën e atributeve dhe të detyrave që do të marrë, ai mund të jetë nomenklaturë e Kryesisë, por mund të jetë dhe nomenklaturë e KPD-së dhe kjo gjë është objekt diskutimi.
A ka krijuar impakt te strukturat e PS-së largimi i anëtarëve të saj drejt LSI-së?
Dhe në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues, kryetari i partisë i bëri publike largimet nga strukturat e PS-së. Unë mund të them me bindje të plotë që strukturat e PS-së
treguan qëndrueshmëri, maturi dhe i rezistuan diversionit që bëhej ndaj tyre për të realizuar të ashtuquajturën hemorragji brenda Partisë Socialiste, kjo nuk ndodhi. Unë dua të vlerësoj se, nëse nuk ndodhi një gjë e tillë, kjo ka të bëjë më atë që Partia Socialiste është partia më demokratike në vend, dhe ka demokracinë më të zhvilluar se çdo parti tjetër, është parti që vlerëson dhe lejon mendimin ndryshe, lejon dialogun dhe është një parti luajale. Janë këto parametra politike që e kanë zhvilluar PS-në dhe ky proces i largimit ishte "një pikë në oqean", siç tha dhe kryetari i partisë.