Shansi i tretë për emigrantët në Greqi
20/10/2004
Të ndalojnë "operacionet-fshesa" dhe paralelisht të shtyhet afati për legalizimin e emigrantëve që janë në marrëdhënie pune, por që nuk kanë leje qëndrimi, deri në qershor të vitit 2005. Ky është, sipas mediave greke, orientimi i qeverisë së shtetit helen. Bëhet e ditur se të dy këto masa do të jenë hapat e menjëhershme që do të pasojnë në kuadrin e një iniciative më gjithpërfshirëse, për një integrim të butë të emigrantëve në shoqërinë greke.
Pas një takimi të zhvilluar në parlament, nën drejtimin e Kryeministrit Kostas Karamanlis, me ministrin e Punëve të Brendshme, të Ekonomisë, të Punëve të Jashtme, të Rendit dhe të Punës, u diskutua qëndrimi ndaj "operacioneve-fshesa". Sipas burimeve qeveritare, në takim u theksua se, këto "operacione" duhet të ndalojnë, sepse nuk janë rezultative dhe dëmtojnë imazhin evropian të Greqisë. Bëhet e ditur se edhe Kryeministri Karamanlis ka qenë dakord me këto argumenta. Gjithashtu mendohet të vihet në lëvizje edhe Instituti i Politikës së Emigracionit, që synon evidentimin e të gjitha nevojave dhe "forcën e duhur për përballimin e problemit". Por, nga mediat greke vihet në dukje fakti, se emigrantët duhet të paraqesin përsëri dokumentet e nevojshme për legalizimin e tyre, "duke na sjellë kështu në mendje radhët e pafundme e të mundimshme të emigrantëve, para bashkive dhe prefekturave".
Legalizimi, përgjegjësi e policisë
Në takimin qeveritar u theksua se, sikundër në shumë vende evropiane, ku regjistrimi dhe legalizimi e emigrantëve bëhet nga policia, edhe në Greqi, për të lehtësuar ngarkesën që ka Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është përgjegjëse për legalizimin e emigrantëve aktualisht, gradualisht përgjegjësia e legalizimit do të kalojë në Ministrinë e Rendit. Mediat greke vënë në dukje faktin se, "kjo praktikë u ndoq edhe nga qeveria e mëparshme, por, pas eksperiencave negative në kurriz të emigrantëve, ajo u detyrua t'ia kalojë përgjegjësitë pushtetit vendor". Anëtarë të kabinetit qeveritar vunë në dukje se ky takim i parë për çështjen e emigrantëve, do të pasohet edhe nga të tjera, të cilat do të synojnë përfshirjen e Ministrisë së Arsimit, "pasi shkollimi i fëmijëve të emigrantëve ka rëndësi të madhe për integrimin e tyre në shoqërinë greke".
"Legalizimi, për të shpëtuar arkën e Sigurimeve Shoqërore"
Burime qeveritare greke bëjnë të ditur se kjo iniciativë e për integrimin e emigrantëve dhe legalizimin e atyre që janë në marrëdhënie pune, vjen edhe si rezultat i problemeve që po kalon sistemi i sigurimeve shoqërore në shtetin fqinj, probleme që në vitet e ardhshme do të vijnë duke u shtuar. Mediat greke citojnë një zyrtar të lartë të qeverisë, i cili është shprehur se, "legalizimi dhe pagesa e sigurimeve nga ana e emigrantëve do të forcojë ndjeshëm arkat e sigurimeve".