Poçi: Unë nuk kam pse të jap dorëheqjen

20/10/2004 Ministri i Transporteve është shprehur dje se kërkesa e Erion Braçes e ka çuditur tej mase. Në një prononcim ai tha se deklarata është vetëm personale dhe se nuk i takon Erion Braçes të kërkojë një gjë të tillë. Poçi tha se para se të jepen qëndrime të tilla, deputetët duhet të analizojnë punën e sektorëve. Në lidhje me gjendjen e rrugëve, Poçi tha se ky sektor është nga më të vlerësuarit të qeverisë Nano dhe se ndryshimet në kohët e fundit janë të dukshme. Në këtë mënyrë, ministri i Transporteve ka bërë të ditur se nuk e shikon si rrugë dorëheqjen e tij nga ky post. Kjo për vetë faktin se akti i dorëheqjes është një veprim që i përket vetëm funksionarit dhe jo kërkesave të ndryshme. Ndaj dhe deklarata e Braçes është cilësuar personale dhe jo e Grupit Parlamentar të PS-së.
Mbledhja
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka debatuardje mbi ngjarjen e dhimbshme të Fushë-Arrëzit, ku kanë humbur jetën 16 nxënës kosovarë. Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Transporteve, Spartak Poçi, pasi ai është kompetenti mbi situatën e rrugëve në Shqipëri. Burimet kanë bërë të ditur se ka qenë deputeti Lekë Çukaj që ka dalë kundër Braçes, duke shtuar se ministri duhet të japë në Kuvend përgjigjen mbi situatën e krijuar. Në mbledhjen e Grupit të PS-së, propozimi i Braçes ka gjetur mbështetjen dhe të deputetëve të tjerë si Gjergj Koja, Taulant Dedja dhe të sekretarit të Përgjithshëm, Gramoz Ruçi. Gjithsesi pritet që kërkesa e opozitës për një interpelancë me Kryeministrin të jetë dhe mundësia që ministri të japë argumentet e tij. Ndërsa pritet që dhe në mbledhjen e Kryesisë të rikthehet propozimi për aktin e dorëheqjes së Spartak Poçit.
Kërkesa
"Kam kërkuar dorëheqjen e ministrit të Transporteve, pavarësisht nga emri kush është, por kam kërkuar ndërmarrjen dhe të dy-tre aksioneve që të kthehet siguria në akset rrugore", tha Braçe mbi diskutimet në Grupin parlamentar. Sipas tij, Buxheti i shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë japin fonde për këtë sektor, ndaj duhet të mbajë përgjegjësi dikush mbi tragjedinë e ndodhur. Ndërkohë mësohet se në mbledhjen e Grupit të PS-së nuk ka qenë prezent ministri i Transportve, Poçi, të cilit i adresohet dhe përgjegjësia. Braçe pranoi se ka propozuar dorëheqjen, ndërkohë që Poçi nuk ishte aty. "Kërkesën do ta formalizoj kur të jetë prezent dhe ministri. Për mua ai duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen. Kjo është një lloj përgjegjësie, që gjithësecili nga ne duhet ta mbajë", tha Braçe. Nga ana tjetër, deputeti i PS-së kërkoi që të bëhen kontrolle mbi përdorimin e fondeve, që jepen për mirëmbajtjen për sinjalistikën dhe për sigurinë në rrugë.
Siguria
Siguria në rrugë për deputetin socialist duhet të shikohet jo vetëm në rrugët që po ndërtohen, por dhe në ato që kanë qenë të ndërtuara. Sipas tij, "rrugët përbëjnë rrezik sot për lëvizjen e lirë jo thjeshtë të qytetarëve, por dhe të deputetëve. Ka pasur dhe aksidente në mes radhëve të deputetëve". Gjithsesi, ai kërkoi shembjen e të gjitha ndërtimeve që janë afër rrugës dhe që janë të palejueshme sipas ligjit. Nga ana tjetër, Braçe nuk ka harruar t'i përgjigjet kreut të PD-së dhe Presidentit Moisiu mbi qëndrimet e tyre rreth tragjedisë. "Nuk duhet të ulërasë as Berisha dhe as zotëria tjetër, që do të bëjë rolin e Presidentit të Republikës", tha Braçe. Sipas tij, nuk janë institucionet që janë përgjegjëse mbi këtë çështje.