Meta niset në Bruksel për të takuar Kris Paten
20/10/2004
Lëvizja Socialiste për Integrim ka konstituar degët në Martanesh dhe në Laç. Me pjesëmarrjen e 100 anëtarëve themelues në zonën e Martaneshit, është zgjedhur kryetar Sulejman Keta. Sipas tij, "LSI-ja në Martanesh do të jetë forcë kryesore". Në zyrtarizimin e kësaj dege merrte pjesë zëvendëskryetari i LSI-së, Sokol Axhemi. Sipas tij, "Martaneshi është lënë në harresë të plotë dhe përballet sot me probleme të shumta sociale e ekonomike, duke e renditur këtë zonë ndër më të vështirat për të jetuar". Kryetar i degës së LSI-së në Laç u zgjodh Mark Marku. Në takim morën pjesë Axhemi dhe anëtari i Kryesisë, deputeti Ndre Legisi. Axhemi dhe Legisi u përqendruan në rëndësinë e dokumenteve politikë të LSI-së si dhe kërkuan hartimin e një strategjie të veçantë për zhvillimin e Kurbinit. Ndërsa, Kryesia e LSI-së ka vendosur të nisë fazën e dytë të ngritjes së degëve dhe njësive. Kryetari i kësaj partie është nisur në Bruksel, ku do të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian për Evropën Juglindore, Kris Paten. Gjithashtu, Meta do të zhvillojë bisedime me përfaqësues të PPE-së. Në lidhje me zhvillimet në LSI, sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili tha se, është mbyllur faza e parë e organizimit të saj. Tashmë do të nisë faza e dytë për strukturimin e plotë të partisë mbi bazë zonash elektorale, deri në njësitë pranë qendrave të votimit, për të përballuar me sukses fushatën e ardhshme elektorale. Për këtë forcë politike, në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme përsa kohë nuk garantohet përfaqësim i drejtë i forcave politike parlamentare në komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve. Gjithashtu justifikimet e paraqitura për pamundësi logjistike për kryerjen e këtij procesi, nuk mund të jenë alibi për vazhdimin e vjedhjes së votës.