Agroni hyn në garë

Ata që kanë menduar se mund të jenë drejtor menaxhues të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë, më nuk kanë kohë për aplikim. Afati për aplikim ka përfunduar të hënën.
Burime të gazetës Express kanë treguar se për këtë post nuk ka shumë të interesuar. Për habi, në këtë listë janë vetëm katër veta, Irfan Kërçaku, Abdullah Hoxha, Nazmi Halimi dhe Agron Mustafa.
Sipas konkursit, kandidatët, pos tjerash, duhet të kenë diplomë universitare nga lëmi i ekonomisë, drejtësisë, menaxhim të biznesit dhe aviacion, të njohin gjuhën angleze dhe të kenë së paku pesë vjet përvojë menaxhuese.
Kandidati Irfan Kërçaku që vjen nga Prizreni, në CV-në e tij ka shënuar se është jurist dhe ka punuar ndihmës avokati. Abdullah Hoxha ka diplomën e ekonomistit, punon si kontabilist në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe flet gjuhën gjermane dhe serbe. Nazmi Halimi është historian dhe ka qenë drejtor i Qendrës së Studentëve. Me vite të tëra aktivisht është marrë me politikë dhe është nënkryetar i PSHDK-së.
Aktiviteti i tij politik dhe partiak mund të jenë problem që ai të ulet në karrigen e drejtorit menaxhues. Këtu është pengesë Ligji për ndërmarrjet publike, ku thuhet se nuk mund të zgjidhet kandidati, i cili në tri vitet e fundit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës e vendimmarrës në një parti politike.
Agron Mustafa ka më shumë se një vit e gjysmë që është drejtor menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe është në prag të magjistraturës në shkencat ekonomike. Më parë ka punuar në disa agjenci ndërkombëtare, si në ADRA dhe në Agjencinë Evropiane për Rindërtim.
Sado që në CV-në nuk përmendet, megjithatë prej kohësh së menaxhimit të tij me këtë kompani publike, numri i fluturimeve është rritur 17 për qind, ndërsa që janë përcjellë nga 990 mijë ka arritur në 1,2 milionë.
Altin Ahmeti, koordinator për marrëdhënie me institucionet në ANP, thotë se procedura e zgjedhjes së drejtorit do të bëhet ashtu si thuhet në ligj. Kjo do të jetë në kompetencë të Bordit, i cili do të formojë komisionet e nevojshme, të cilat do të bëjnë intervistimin e kandidatëve.
I fundit është Bordi ai që merr vendim për kandidatin që do të menaxhojë kompaninë. Procedura do të jetë korrekte dhe transparente. Me këtë vendim me kohë do të informohet edhe opinioni, thotë Ahmeti.
Konkursi për menaxherin kryesor të ANP-së është shpallur në një kohë mjaft delikate për këtë kompani. Tash shpejt përfundon afati për dhënien e tij me koncesion, për të cilin qeveria ka shpallur tenderin. Sipas termineve të caktuara, deri kah mesi i dhjetorit do të dihet konceisonari. Në fakt, ai vjen pikërisht në kohën kur zgjidhet drejtori menaxhues, apo pak ditë më vonë.
Ndeshja e këtyre termineve nuk ka kaluar pa reagime. Madje, ka pasur ide që drejtorit aktual ti zgjatet mandati derisa të përfundojnë procedurat rreth koncesionit. Mirëpo, kjo ka hasur në kundërshtime brenda koalicionit qeveritar, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës insiston se ky post i takon asaj, përkatësisht kandidatit që ajo preferon.
Sipas burimeve të gazetës, për shpalljen e konkursit përmes kanaleve interne ka reaguar edhe zyra e EULEX-it. Sipas saj, në kohën kur po zhvillohet tenderi për koncesion, nuk është dashur të hapet gara për drejtorin menaxhues të ANP-së.