Patosi, me 2 miliardë barela

Kompania zvicerane e kërkimeve të naftës, "Manas Petrolum" ka publikuar nëpërmjet shefit ekzekutiv të saj, sipas të cilit në Shqipëri janë zbuluar rezerva të mëdha nafte. Bëhet fjalë për zonën Patos-Marinëz, ku gjenden rreth 2 miliardë barela naftë ende të pashfrytëzuar. Studimi inxhinierik thotë se një strukturë gjigante nafte ndodhet në veri të kësaj zone.
Në fakt, një lajm të tillë kompania e ka publikuar edhe në vitin 2008, sipas të cilit në Shqipëri ishte zbuluar një damar nafte, nga i cili do të nxirreshin miliarda barela, por konfirmimet e mëtejshme nuk kanë qenë kaq konkrete.
Me lajme të tilla shpesh kompanitë kanë spekuluar për të ngritur vlerat e tyre në bursat ndërkombëtare.
Sipas burimeve në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, zonat ende të pastudiuara janë blloqet e lira, si ato në Pogradec, Librazhd, zona nga Vlora deri në Sarandë, Delvina, Erseka, Gjirokastra.
Njëkohësisht, zona potenciale për studim dhe kërkim janë edhe ato që shtrihen nga Lushnja, Berati, Fieri, Mallakastra dhe deri ne Vlorë, apo dhe zona Tiranë, Durrës deri në Lushnjë.