NP-të, i shpëton privatizimi

Kampionët e korrupsionit, PTK-ja, Aeroporti dhe KEK-u, do të shpëtojnë nga shkatërrimi me privatizim. Kjo është rruga për të përmirësuar performansën e ndërmarrjeve publike, thuhet në një analizë të projektit Debati kosovar mbi çështjet evropiane lidhur me privatizimin e këtyre ndërmarrjeve, të iniciuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.
Alban Zogaj, nga Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, vlerëson se këto ndërmarrje aktualisht ballafaqohen me probleme të mëdha të qeverisjes, e disa edhe me vështirësi serioze financiare. Ai vlerëson se çdo procedurë e tenderimit dhe punësimit këtu përmban afera korruptive.
Këto ndërmarrje janë zakonisht në majën e listës së institucioneve të korruptuara në sy të opinionit të gjerë, thuhet në analizën e Zogajt.
Sipas tij, ekziston konsensus në mes gjithë hisedarëve dhe shoqërisë që NP-të të privatizohen. Por, Zogaj thotë se Qeveria ende nuk ka përcaktuar procedurat se si do të përfshihet aty sektori privat, pasi që Ligji për ndërmarrjet publike është i mangët. Gjithashtu, nuk dihet ende se si do të shfrytëzohen paratë nga shitja e tyre, nëse do të shkojnë në buxhet, apo diku tjetër.
Edhe Ilir Salihu, nga Departamenti i ekonomisë në Zyrën Civile Ndërkombëtare, ka vlerësuar se legjislacioni aktual nuk është i kompletuar për privatizimin e ndërmarrjeve publike.
Pos të drejtës që i jep ligji Qeverisë ti shesë këto ndërmarrje, askund nuk përcaktohen procedurat si duhet të bëhet ky proces, është shprehur Salihu.
Sipas tij, nuk është e favorshme për qytetarët e Kosovës që pesë vetave tiu jepet e drejta të disenjojnë format dhe procedurat për privatizim.
Megjithatë ai thotë se Qeveria nuk duhet të vonohet me shitjen e NP-ve, pasi që kapaciteti menaxhues aktual në këto ndërmarrje ka arritur në një nivel që vështirë mund të përmirësohet për shkak të ndikimeve nga jashtë.
Në anën tjetër, Flamur Keqa nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po e stimulon sa duhet ekonominë që të rritet eksporti. Sipas tij, deficiti tregtar vjet ishte 1.6 miliard euro. Niveli i ulët i eksportit ndodh për shkak të politikave të gabuara të aplikuara nga UNMIK-u, të cilat po i vazhdon edhe Qeveria e Kosovës.
Liberalizimi i lartë po e dëmton ekonominë e Kosovës, thekson Keqa.
Problem tjetër që ka dëmtuar bizneset e Kosovës, sipas njohësve të ekonomisë, është edhe përballja me barriera nga shtetet anëtare të Marrëveshjes për tregti të lirë (CEFTA).
Ish-kryetarja e Odës Ekonomike Amerikane, Mimoza Kusari, vlerëson se Kosova nuk mund të garojë me vendet anëtare të CEFTA-s për shkak të mungesës së kapaciteteve krahas industrive rajonale. Problemet që u paraqitën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pranimi i realitetit të ri nga vendet anëtare të CEFTA-s, sipas saj, janë konflikt i heshtur politik që janë pengesa më e madhe për bashkëpunim rajonal.