E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero Tevezit: Qëndro tek City

I transferuari në Man City, sulmuesi Sergio Aguero ka pranuar që ka biseduar me të “pakënaqurin” Carlos Tevez që të bind këtë të fundit të qëndroj tek Eastlands edhe këtë sezon. Aguero shpreh qendrimin e tij, se nëse qëndron, ai mund të luaj, madje të shënoj shumë gola.
“Ne kemi shpenzuar shumë kohë së bashku, bisedojmë për çdo gjë dhe jam i bindur që nëse Tevez do qëndroj te City ,do të jetë një shans i mirë për të zënë vend edhe në kombëtaren e Argjentinës.”, ka thënë Aguero.

Në anën tjetër, vetë Tevez shprehu pakënaqësinë që ka tek Man City, duke thënë që dëshiron të largohet dhe të jetë më afër familjes. Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga afati kalimtar veror,Tevezit i duhet të vendos se a do të luftoj për një vend tek formacioni i Cityt apo do të kërkoj fatin në ndonjë ekip tjetër.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›