Morati: Kemi përmbyllur merkaton verore

Presidenti i Interit, Masimo Morati vlerëson se merkatoja verore e ekipit është e mbyllur pas transferimit të Polit nga Sampdoria e Forlan nga Atletico Madrid.
Deklaratën Morati e ka bërë pasi ka vlerësuar gati të pamundur transferimin e Palacios nga Genoa.
“Nuk mendoj se Palacio do të bëhet lojtari jonë. Kështu që besoj se Poli e Forlan janë blerjet tona të fundit” ka përfunduar presidenti i ekipit të Interit Morati i bëri deklaratat vetëm pak pas mbërritjes në Milano të Forlan.