Mascherano i falënderohet Messit

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 18:08
Mesfushori i Barcelonës Javier Mascherano ka shprehur kënaqësinë e tij më të madhe dhe falënderimin për Lionel Messi, sepse ishte Messi që ja kishte rekomanduar mesfushorin katalanëve në verën e vitit 2010.
Argjentinasi la Liverpoolin për t’ju bashkuar klubit nga Camp Nou vitin e kaluar ku në sezonin e parë fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.
“Lidhjet e mija me Leon janë spektakulare. Do t’i falënderohem gjatë gjithë jetës që me ka rekomanduar që t’i bashkohem Barcelonës”, citohet të këtë thënë Mascherano për gazetën Marca.