E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola mbron Wengerin

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 20:01

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola e ka mbrojtur trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger pas humbjes së ekipit londinez nga Manchester United me rezultat 8 me 2.

Wenger ishte në thumb të kritikave nga tifozët e Arsenalit që e kishte shitur mesfushorin Cesc Fabregas në Barcelonë dhe Samir Nasrin në Manchester City gjatë këtij afati kalimtar veror, përderisa ende nuk ka bërë ndonjë transfer që mund të mbyllte gojën e kritikëve.

Megjithatë, Guardiola ka theksuar se tifozët nuk duhet të harrojnë atë çfarë ka bërë francezi për këtë klub dhe të kuptojmë se Arsenal ka luajtur pa lojtarët kryesore, ku disa kanë qenë të suspenduar kurse disa të lënduar.

“Nuk duhet të harrohet ajo çfarë Wenger ka bërë për futbollin në përgjithësi dhe për Arsenalin në veçanti. Ata janë një ekip i madh, pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur të dielën në Manchester”, tha Guardiola në këtë konferencë, duke befasuar gazetarët pasi që Guardiola si trajner shumë pak flet për trajnerët e tjerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›