E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja Barcelona-Villareal, 5-0

Kampionët në fuqi të Evropës e Spanjës, Barcelona, e ka nisur furishëm sezonin e ri në La liga, duke mposhtur në shtëpi me rezultat të thelle 5-0 Villarealin, skuadër kjo që është kualifikuar për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Guardiolës shënoi 5 gola dhe dominoi plotësisht edhe sa i përket rasteve e posedimit të topit. Serinë e golave e hapi i riu Thigao, për të vazhduar më pas edhe me të transferuarin nga Arsenal Cesc Fabregas, i cili realizoi 2-0.
 

Edhe pjesa e dytë mbetet situatë e njëjtë. Barcelona edhe pse bëri disa ndërrime, nuk u ndikua aspak në lojën e saj dinamike që rezultoi me shënimin edhe të tre golave të tjerë gjatë pjesës së dytë. Ishte Lionel Messi i cili realizoi 2, ndërsa Sanchez po ashtu arriti të shënoi golin e parë në fanellën e Barcelonës.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›