Arsenali arrin marrëveshje për Andre Santos

Arsene Wenger duket ta ketë marrë mjaft seriozisht çështjen e përforcimit të skuadrës, duke qenë se tashmë ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen për mbrojtësin e krahut të majtë, Andre Santos.
Pas largimit të Gael Clichy drejt Manchester Cityt, Arsenali kishte nevojë për mbrojtës, ndërsa këtë pozitë tashmë do ta zërë braziliani 28-vjeçar.
Sipas NTVspor, klubi nga Premier Liga do t`i paguajë skuadrës turke rreth shtatë milionë euro për transferimin e Santos.