E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder ndjen moshën

Ylli i Interit, Wesley Sneijder ka pranuar se problemet me lëndime të shpeshta janë shenjë e moshës.

Reprezentuesi holandez ka pësuar dëmtime të shumta këtë sezon, aktualisht është jashtë fushave dhe do të mungojë në derbin kundër Juventusit të dielën.

“Nuk jam më i ri. Me kalimin e secilit vit, trupi im vuan të tejkalojë goditjet”, deklaroi Sneijder për të përditshmen sportive italiane Tuttosport. Sneijder, mbush 28 vjet në qershor, kurse Interit iu bashkua në vitin 2009 nga Real Madridi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›