Terry nuk ndihet menaxher

Kapiteni i Chelseas, John Terry ka reaguar pas kritikave se mori drejtimin e ekipit nga pankina gjatë fitores 4-1 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, javën e kaluar.
Terry, 31 vjeç, shihej duke i dhënë instruksione bashkëlojtarëve të tij, prapa menaxherit të përkohshëm Roberto Di Matteo dhe për këtë u kritikua nga mediat.
Por, ai është kundërpërgjigjur duke thënë se: “Nuk mendoj se jam menaxher. Vetëm dua ti ndihmoj Chelsean në fushë dhe jashtë saj”.