Aguero mund të luajë si Messi

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini beson se sulmuesi Sergio Aguero mund të luajë në nivelin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Mancini është i bindur se ‘El Kun’ mund të rivalizojë suksesin e bashkëkombësit të tij argjentinas me gjigantin katalan.
“Carlos Tevez ka arritur në maksimumin e potencialit të tij. Por, Aguero është 23 vjeç dhe ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premierligë. Nëse më dëgjoni mua, Aguero mund të bëhet si Messi, futbollist i cili shënon një ose dy gola për ndeshje”, deklaroi Mancini për Daily Mail.