E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marcelo pret të lirohet për Olimpiadë

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka thënë se nuk pret të ketë probleme për të marrë leje për përfaqësimin e Brazilit në Lojërat Olimpike verore ‘Londra 2012’ këtë verë.

“Nuk duhet të jetë problem”, tha Marcelo për Globoesporte. “Deri më tani ende nuk kam biseduar me askënd. Por, mendoj se do të ishte mirë për Realin të ketë një përfaqësues në ekipin e Brazilit, që është një prej skuadrave Kombëtare më të mira në botë”, përfundoi ai.

Në vitet e fundit, Marcelo është shndërruar në futbollist kyç për gjigantin madrilen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›