E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero, në prag divorci me vajzën e Maradonës

TIRANE-Një lajm "bombë" ka qarkulluar dje në mediat argjentinase. Sipas revistës "Paparazzi", Serxhio Aguero është drejt ndarjes nga Xhanina Maradona, vajza e Diego Armando Maradonës.

Sipas të mirëinformuarve, çifti është në krizë prej kohësh, por fakti që Diego Maradona do të bëhet baba, ka çuar në një krisje të fortë. Xhanina nuk dëshiron që babai i saj të bëhet baba me një tjetër femër, ndërsa Aguero është rreshtuar në krah të vjehrrit të tij, me të cilin ka një raport të shkëlqyer.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›