E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero rinovon me Atletico-n

Atletico Madrid-i informoi gjatë mbërmjes për rinovimin e kontratës së Sergio Aguero-s deri në vitin 2014, pasi të dyja palët gjetën zgjidhjet e duhura për detajet e fundit të mbetura pezull.

Në komunikatën e klubit shprehej “lumturia e drejtuesve dhe e të gjithë tifozëve për marrëveshjen që do të mbajë yllin më të madh të skuadrës në Madrid edhe për të paktën tre vitet e tjera”.

Nuk u bënë të ditura detaje ekonomike për kontratën e re të 22-vjeçarit, por besohet se ai do të përfitojë një pagë prej 4-5 milion eurosh në vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›