Beteje Real-Juventus per Bale

Real Madrid-i është përfshirë në operacionin e mbrojtësit të Tottenham-it, Gareth Bale, duke ndërlikuar shanset e Juventusit për të mbyllur në një kohë të shkurër këtë marrëveshje.
Gjatë drekës së sotme, në rrjetin informative “Mediaset”, Peppino Tirri, një agjent i punësuar në agjensinë që zotëron kartonin e uellsianit, deklaroi: “Juventus-i po përpiqet të mbyllë një marrëveshje për qershorin, por tani Real-i pretendon ta blejë që tani në janar”.
Gjigantët madrilenë janë të gatshëm të ofrojnë menjëherë 20 milion euro, një shumë që bardhezinjtë nuk mund t’ia lejojnë vetes. “Edhe Inter e Milan janë interesuar për lojtarin, të cilit do t’i pëlqente të luante në Serinë A në të ardhmen”, përfundoi Tirri.