Ferrari pushon nga puna Chris Dyer

Australiani ishte ai që vendosi strategjinë e gabuar për Alonson në garën e fundit të kampionatit botëror të Formula 1, duke i “dorëzuar” titullin pilotit gjerman të Red Bull, Sebastian Vettel.
Me Vettel kampion në mënyrë të papritur, shtypi italian kërkoi menjëherë që inxhinieri të shkarkohej nga detyra e tij. Më në fund Ferrari vendosi të largonte nga kjo detyrë Dyer-in dhe të afrojë në skuadër “fajtorin” për fitorren finale të Vettel, Neil Martin.
Martin ishte përgjegjësi i strategjisë së Red Bull në sezonin që sapo u mbyll dhe tani do të jetë drejtuesi i Departamentit të Hetimit që sapo është krijuar në skuderinë italiane.
Zëvendësuesi i Dyer do të jetë Pat Fry, i transferuar nga McLaren vitin e kaluar.
Fry dhe Martin kanë punuar bashkë tek McLaren në vitin 2007 duke ndërtuar makinën më të shpejtë të atij sezoni. Megjithatë titulli i atij viti u fitua nga Kimi Raikkonen me Ferrari.