E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguerro në qershor largohet nga Athletiko

E ardhmja e sulmuesit argjentinas Sergio Aguerro mund të jetë larg klubit spanjoll të Atletikos së Madridit. Ai që e hipotezon një divorc të mundshëm midis Athletikos dhe Kun Aguerros në fund të sezonit është babai i argjentinasit Leonel Del Castillo Aguerro i cili në një intervistë në një të përditshme argjentinase nuk e përjashton një lëvizje të mundshme. Karriera e Sergios është vetëm në fillim edhe pse ai luan prej kohësh në Europë.Midis klubeve të interesuara është edhe rivali i qytetit Reali i Madridit ku madje ka pasur edhe bisedime midis përfaqësuesve të galaktikëve dhe shoqërisë bardhekuqe.Mund të ndodhë që Sergio Aguerro në qershor të ndërrojë fanellë.Por në gjurmët e argjentinasit nuk është vetëm Reali i Madridit por edhe Interi I Presidentit Masimo Morati. Zikaltërit janë interesuar edhe më parë për Kun Aguerron ku kanë përdorur si një pedanë të rëndësishme për të bindur Aguerron që të vishet zikaltër edhe Maradonën vjerrin e tij.Aguerro pëlqehet shumë edhe nga trajneri I zikaltërve portugezi Hoze Murinjo i cili do ta dëshironte shumë në skuadër që të formonte një dyshe të frikshme Ibra -Aguerro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›