E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansi Agolli:Dua të shënoj kundër Maltës

Ansi Agolli, mesfushori këmbëmajtë i Tiranës, beson se Kombëtarja A do të kthehet me fitore nga Malta, çka do t'i jepte edhe Shqipërisë edhe njëherë tjetër vendin e parë në grup, duke qenë se kundërshtarët e tjerë të vendit tonë nuk luajnë, më 11 shkurt. Lojtari i huazuar te Tirana nga skuadra finlandeze, Vaas, ruajti të njëjtat tone të kujdesshme në deklarimet para ndeshjes, duke qenë në një linjë me deklarimet e trajnerit Ari Han, por dhe të shokëve të tij. "Duke parë dhe ndeshjen e parë në Tiranë, të fituar nga ne (3-0), sigurisht që janë më poshtë se ne, por duhet pasur kujdes. Në takimin e parë na vunë në disa herë në vështirësi derisa u bë goli i parë (Bogdani shënoi në minutën e 45-të), ndërsa më pas ishte më e lehtë". 26-vjeçari Agolli (7 ndeshje me Kombëtaren) shpreson se mund të jetë titullar në ndeshjen kundër Maltës. "Por, - shton ish-lojtari i Nojshatëll Ksmaks në Zvicër, - këtë e vendos trajneri Han". Në ndeshjen e fundit të kampionatit shqiptar shënoi një gol të bukur direkt nga goditja e lirë në fitoren 2-0 të Tiranës kundër Shkumbinit, që ishte dhe goli i tij i dytë sezonal me bardheblutë. "Një gol kundër Maltës? Do të ishte shumë bukur. Por, për mua le të shënojë kush të dojë, vetëm të na japë fitoren. Ende e kujtoj atë shtyllën kundër Hungarisë në Budapest (humbëm 2-0). Është pengu im me Kombëtaren".
Maltezët janë mbrehur për të marrë rezultat me Shqipërinë, ku si alternativë kanë dhe fitoren. "E di fare mirë këtë, - thotë Ansi, - pasi një shok imi finlandez tani jeton në Maltë dhe më informon së fundi shumë shpesh për atë që shkruhet në mediat malteze dhe opinionin që ekziston në Maltë. Normalisht nuk kanë çfarë të humbin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›