E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anders Fog Rasmusen, në krye të NATO-s me sfida të reja



Ish-kryeministri danez Anders Fog Rasmusen mori dje detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Ai pason në detyrë hollandezin Jap de Hop Shefer. Mbi aftësinë e NATO-s për tu angazhuar në misione Foh Rasmusen shprehet me vetëkritikë. “70 për qind e trupave të NATO-s janë të lidhura me një vend të caktuar dhe nuk janë sa duhet fleksibël”,- tha për kanalin gjerman “ZDF” Rasmusen. Forca ushtarake e NATO-s duhet reformuar për të ruajtuar kredibilitetin e Aleancës, tha politikani liberal danez. Sfida më e rëndësishme edhe për drejtuesin e ri civil të NATO-s mbetet Afganistani. Atje Aleanca drejton trupën mbrojtëse ndërkombëtare ISAF me 64.500 ushtarë. Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s njoftoi dhe ndërmarjen e hapave të rinj për dialog me botën arabe. Në një intervistë, Rasmusen tha se do t’u shtrijë dorën e dialogut myslimanëve: “Kam në plan të bëj një vizitë së shpejti në Turqi. Unë synoj të ndërmarr iniciativa konkrete për të forcuar partneritetin dhe bashkëpunimin me vendet myslimane”.

Topi, mesazh urimi për marrjen e detyrës sekretarit Rasmusen

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fog Rasmusen me rastin e marrjes së detyrës, ku shprehet: “I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm, posti i lartë i Sekretarit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që ju merrni zyrtarisht, më jep kënaqësinë e veçantë që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj urimet më të mira dhe të përzemërta për sukses në këtë mision angazhues e domethënës”. Në fund të këtij mesazhi, Presidenti Topi shprehu mbështetjen e Shqipërisë dhe thellimin e bashkëpunimit.

Berisha uron Rasmusenin me rastin e fillimit të detyrës

Kryeministri Sali Berisha i dërgoi një mesazh urimi zotit Anders Fogh Rasmusen, me rastin e fillimit të detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Kryeministri Berisha shprehu bindjen e thellë se me përvojën, përkushtimin dhe vizionin, Rasmusen deh aleanca që ai drejton, do të njohin arritje të reja të rëndësishme në misionin e saj sublim të paqes e sigurisë euroatlantike e më gjerë, bazuar në parimet dhe vlerat e përbashkëta të vendeve anëtare. Në përfundim të mesazhit të tij, Kryeministri Berisha fton zotin Rasmusen për një vizitë zyrtare në Tiranë.

3 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›