E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguilera kërkon falje

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 13:28

Christina Aguilera ka kërkuar falje pasi ka harruar rreshtat e saj gjersa ka kënduar himnin kombëtarë të SHBA’ve gjatë ndeshjes së djeshme të “Super Bowl”.

Këngëtarja e hitit “Burlesque”, i ishte dhënë kjo detyrë për të kënduar në hapje të ndeshjes së NFL në Teksas por ka shokuar të pranishmit kur ka bërë gabimet e saj.

Në vend që të thoshte rreshtin e duhur “ “O’er the ramparts we watched, were so gallantly streaming?”, 30 vjeçja ka thënë një variant tjetër të rreshtit duke kënduar “What so proudly we watched at the twilight’s last gleaming”.

Sot, Christina ka lëshuar një deklaratë për media duke kërkuar falje. “Isha shumë e trilluar në ato momente kështu që humba rreshtin tim. Vetëm mund të shpresoj se të tjerët ta dinë se unë ndjej dashuri të madhe për vendin tim dhe me shpirt e kam kënduar gjithmonë himnin”.

Shokët e këngëtares së famshme kanë reaguar shumë shpejt për ta mbrojtur atë dhe Nicole Scherzinger, të cilat po ashtu ishin në ndeshje e cila ka thënë se “Xtina e vrau këngën! Ajo këndoi shumë mirë atje”, ndërkaq will.i,am nga Black Eyed Peas, ka thënë se “Xtina këndoj për mrekulli (krejt smut)”.

Ndeshja në mes të Pittsburgh Steelers dhe Green Bay Packers u zhvillua në Arlington, të Teksasit përderisa ka thyer prapë rekord në shikueshmëri në TV e të gjithë botës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›