E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajzë e sofistikuar

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 13:18

Avril Lavigne ka thënë se stili i saj është shumë më i pjekur sesa ka qenë më parë.

Krijuesja e hitit “Complicated” ka thënë se ajo ka kaluar nga një vajzë e patinave në një vajzë të sofistikuar dhe të matur e ditëve moderne.

“Kur isha e re vishesha si një patinatore rrugësh por tashmë e kam kaluar këtë fazë”, tha ajo.

“Pra, jam rritur dhe eventualisht kam filluar që të vesh edhe veshje serioze. Me kohë, shija po ndryshonte edhe për modën. Tani kam një vijë veshjesh që ju ka dalë moda dhe mendoj për moda të reja. Më pëlqejnë veshje me elemente të rock’n’roll që është normal. Më pëlqejnë xhinset me rripa dhe kafka ende por mendoj se ka ardhur një kohë që duhet ndryshuar diçka”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›